Dialogu vazhdon të jetë një çështje e pa zgjidhur për Kosovën.
Njohësi i çështjeve poltike, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se Sorensen është më i paanshëm se Lajcak.
“Jam i bindur se z.Sorensen është më i paanshëm se z.Lajcak, i cili ishte kthyer në anënë e Serbisë me çka edhe ka pamundësuar që të arrihet marrëveshja përfundimtare.Është për tu pritu vendimi i zonjës Kallas për emërimini e z.Sorensen, kështu i jepet shtysë dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë ai.
Po ashtu, Mehmeti është shprehur se BE duhet të heq dorë përfundimisht nga ndërmjetësimi Kosovë-Serbi.
“Ka nevojë që Kosova të përjetojë ndryshim në raport me dialogun me Serbinë, kjo ndodh vetëm nëse BE ndryshon kursin, me z.Sorensen është një shansë që kjo të ndodh.
Nëse jo, BE duhet të heq dorë përfundimisht nga ndërmjetësimi Kosovë-Serbi.Është vendim i qëlluar nga zonja Kallas, shpresoj të ketë efekte pozitive”, ka përfunduar Mehmeti për “Bota sot”.