Protestat e studentëve kanë dridhur Serbinë kohët e fundit.
Në dhjetor rreth 100.000 njerëz kanë demonstruar në qendër të Beogradit, studentë dhe qytetarë të tjerë, kundër Vuçiqit dhe qeverisë së tij. Protestat po e tronditsin qeverinë serbe.
Por presidenti i saj, gjithmonë mundohet që këto protesta t’i kamuflojë.
Por, si ndikon kjo në Kosovë?
Njohësi i sigurisë, Xhevat Meha, thotë se protesta kanë vetëm një ndikim në Kosovë, që politika e Kosovës është politikë e Serbisë, e shumë pak e një individi. Meha thotë se Serbia po vazhdon të ulet në dy karrige, me Perëndimin dhe me Rusinë e Kinën, dhe për këtë ai fajëson vet Perëndimin, duke thënë se Serbia po lejohet ta bëjë një gjë të tillë.
“Ka disa javë që janë duke u mbajtur protesta të gjera ne Serbi. Shenjat janë se këto protesta do të vazhdojnë edhe për javë të ardhshme, ndoshta edhe muaj të ardhshëm. Këto protesta dhe mundësia e rrëzimit të Vuçiç-it nga pushteti kanë vetëm një ndikim të drejtpërdrejt në Kosovë. Politika ndaj Kosovës është politikë e Serbisë ndaj Kosovës dhe jo politike e Vuçiçit ndaj Kosovës, nuk ka shumë peshë se a është Vuçiçi a dikush tjetër në pushtet. Rrezikimi i rënies së Vuçiqit nga pushteti mund të ndikoj në Kosovë vetëm me mundësinë që Vuçiçi për shpëtuar veten mund të urdhëroj grupet që janë duke u stërvitur në Serbi që të sulmojnë Kosovën.
Politika ndaj Kosovës është politikë e shtetit të Serbisë dhe shumë pak e individëve bartës të institucioneve. Deri tani, Serbia po vazhdon me sukses që të ulet në dy karrige, edhe me perëndimin edhe me Rusinë e Kinën. Ka përfituar shumë dhe është duke përfituar shumë Serbia nga kjo politikë ekonomikisht e me fuqinë ekonomikë edhe ushtarakisht. Politika në dy karrike i mundëson Serbisë që rehatshëm të mos përfill kërkesat e perëndimit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
Nuk do të ndryshoj Serbia këtë politikë pavarësisht se kush është në krye të institucioneve përderisa i ka mundësitë për të mbajtur këtë politikë. E këtë politikë të mbajtur nga Serbia po e mundëson Perëndimi. Kurdo që perëndimi detyron Serbinë të zgjedhë se në cilën karrige do të ulet Serbia, do të ketë ndryshime të qëndrimit politik të Serbisë karshi Kosovës, do të ketë normalizim te marrëdhënieve me Kosovën. Deri atëherë nuk pres ndonjë ndryshim, qoftë Vuqiç a dikush tjetër në pushtet”, përfundon ai.