Analisti: S’ka asnjë diskutim se këto zgjedhje do t’i fitojë LVV – por mund të ndodhë befasia!

Politika

Analisti: S’ka asnjë diskutim se këto zgjedhje do t’i fitojë LVV – por mund të ndodhë befasia!

Nga: A.SH Më: 25 janar 2025 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Zgjedhjet në Kosova janë afruar, paritët po bëjnë punën e tyre me tubime e takime me qytetarë për të shpalosur punën dhe projektet e ardhshme për Kosovën.

Nuk dihet se cila parti do të dalë fituese nga këto zgjedhje, por me sa duket cilat do të dalë, do të ketë ‘nevojë’ për një partner koalicioni.

LDK dhe PDK kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, e kjo e fundit pretendon se do t’i fitojë zgjedhjet e vetme dhe atë shumicë.

Analisti Binak Maxharraj, ka thënë se nuk ka dyshim që Lëvizja Vetëvendosje do të dalë e para në zgjedhje, por aipas tij, ajo nuk do të arrijë ta bëjë qeverinë e vetme, si në zgjedhjet e 2021.

Sipas tij, i duhet një parti tjetër për të bashkëqeverisur.

"Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 tashmë i kemi të dera

S’ka asnjë diskutim se këto zgjedhje do t’i fitoi LVV, sepse elektorati nuk është i bindur se duhet të kthehen në pushtet ata që për 20 vite e shkatërruan shtetin duke e vjedhë e plaçkitë pa mëshirshëm.

Por, LVV për një grimë nuk mund e formon qeverinë, i duhet një koalicion me PDK apo me LDK çfarë është zor të arrihet pas shumë atyre “armiqësive midis tyre”. AAK në ndonjë koalicion me LVV nuk ka kurrfarë peshe. Nuk do të ketë më paterica”, thotë ai.

Tutje, thotë se LDK dhe PDK mund të mos pranojnë të bashkëqeverisin me Kurtin, dhe sipas gjitha rrethaneve mund të shkojmë sërish në zgjedhje të reja.

“Sipas të gjitha gjasave nëse ndodhë ndonjë “ngaterresë’ për pamundësinë e formimit të qeverisë duhet të shkohet pas zgjedhjeve, përsëri në zgjedhje.

Kjo nuk është tragjike, kjo ju ndodhë shumë vendeve tjera.

Por, ndoshta do të ndodhë befasia që të formohet qeverisë e LVV me PDK ose me LDK. Por, edhe kjo bashkëqeverisëse nuk do të shkojë gjatë dhe përsëri Kosova do shkojë në zgjedhje të reja”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat