Ka mbetur pak kohë deri te mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare. Ku të gjitha partitë politike kanë filluar me fushatat e tyre, në të cilat po bëhen deklarata nga më të ndryshmet.
Këto ditë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt foli për dialogun me Serbinë, ku tha se nëse e merr pushtetin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, qysh në javën e parë do ta dërgonte draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
“Do t’i kryejmë obligimet që dalin nga dialogu, përfshirë Asociacionin – ta dërgojmë që në javën e parë në Kushtetuese”, tha Haradinaj.
E në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli profesori Sulejman Mehazi.
Së pari, ai u shpreh se dëshira e vetme e Haradinajt është pushteti dhe jo Kosova ose veriu i vendit.
Në këtë rast, përmendi edhe takimin e kreut të AAK-së me Radoiçiqin.
“Sipas intervistës vërehet hapur s'e dëshira e Ramush Haradinajt është pushteti e kurrsesi mileti i veriut të Kosovës, ai për të marrë qeverinë është në gjendje të pajtohet me "asociacionet e pakicës serbe", sipas qejfeve politike të Vuçiqit dhe mikut të Haradinajt terroristit Radoiçiqit. Vetë deklarata e tij tregon se: "gjatë javës së parë" të qeverisjes do merret me të mirat "asociacionuese serbe", që e ka kuptimin e brengosjes së Haradinaj jo për qytetarët shqiptarë të Kosovës, por për votuesit e Listës serbe të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin”.
Më tej, duke bazuar në deklaratën e Haradinajt, hodhi dyqhsime se nëse partitë opozitare marrin qeverinë, atëherë Kosova do ta humbë veriun.
“Qytetarët e Kosovës e kanë për detyrë t'i besojnë deklaratës së kryetarit të AAK-së, Haradinaj, e pse mos i besojnë?, kur ai aq lehtësisht ia fali Malit të Zi, Çakorrin e Zhlebin, pse Ramushi me anë të asociacioneve serbe mos t'i falte Serbisë veriun e Kosovës? Deklarata e Ramush Haradinaj në intervistën e tij na jep të drejtë të dyshojmë se, nëse partitë opozitare marrin qeverinë, atëherë Kosova do ta humbë veriun e çliruar nga kryeministri i tanishëm, Albin Kurti, që me këmbënguljet e tij politike mbron sovranitetin e Kosovës nga bandat kriminale serbe”, nënvizoi ai.
Ndër të tjera, kryetarin e AAK-së e cilësoi si person me dyfytyra politike.
“Haradinajn e njohim e dimë se kush është, dyfyrësh është, njëra fytyrë politike është humbja e Çakorrit, fytyra e dytë politike do jetë humbja e veriut të Kosovës me "asociacionet" të pakicës serbe. Dyfytyrësia politike e Ramush Haradinaj do ia humb fytyrësinë e luftës së tij ndaj Serbisë”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.