Makolli: Kosova ka nevojë për një qeveri që koordinohet me nunin e pavarësisë, SHBA-në

Politika

Makolli: Kosova ka nevojë për një qeveri që koordinohet me nunin e pavarësisë, SHBA-në

Nga: H.O. Më: 25 janar 2025 Në ora: 22:47
Vesel Makolli

Sekretari i AKR-së dhe njohësi i ҫështjeve politike, Vesel Makolli ka vlerësuar punën e qeverisjes aktuale në Kosovë dhe nëse duhet bërë ndryshime sërish në zgjedhjet e reja. Makolli thotë se, Kosova para katër viteve bëri ndryshime të mëdha, duke besuar në një mal të madh premtimesh, të cilat gjysma e votuesëve që votuan i përkrahen, duke besuar në premtime megalomane dhe të pabazuar në program të mirëfillt zhvillimor, siç ishte dashur ta ketë çdo parti që garon në zgjedhje. Gjatë katër vite qeverisje të kesaj qeverie, jeta e qytetarit të rëndomët u vështirësua shumë dhe përqindja e atyre që jetojnë në varfëri të skajshme u rrite dukshëm.

“Më e dhimbshmja prej të gjithave, ishte veprimet e kësaj qeverie në rrafshin ndërkombëtar dhe mos koordinimi i veprimeve me miqtë tanë ndërkombëtarë, që na solli sanksione të cilat jemi ende duke i vuajtur. Të gjitha këto sollën një moskënaqësi të përgjithshme të atyre që besuan verbërisht në premtimet e kësaj qeverie, e kjo po vërehet edhe në tubimet e shumta të fushatës zgjedhore, të cilat jepin me tregu se ndryshime të mëdha do të kemi në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Opozita po i tejmbush sallat e mëdha të vendit dhe kjo dëshmon se e ka kthy besimin e qytetarëve, e kjo vjen edhe nga fakti se partitë opozitare në ndërkohë kanë krye ndryshime rrënjësore kadrovike duke zgjedhur lider të rinjë, të ditur dhe me kulturë të nivelit perëndimor”, vlerëson Makolli.

Ai thekson se, Kosova ka nevojë jetike për një qeveri që krijon kushte për investime të huaja, për zhvillim ekonomik dy shifror, i cili do të krijonte vende të reja pune dhe do ta ndalte migrimin gjegjësish shpopullimin e vendit.

“Poashtu kemi nevojë për qeveri e cila do të koordinohet strikt me miqtë tanë ndërkombëtar, në veçanti me nunin e pavarësisë së Kosovës, SHBA-të”, thotë Makolli për ‘Bota sot’.

Ai vlerëson më tutje se, ky vit, si duket do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha në tërë botën, e kjo duhet të reflektohet edhe te ne.

“Në horizont është duke u vërejtur një rend i ri gjeopolitik botëror, me një konstelacion të ri të pozitave të fuqive të mëdha. Në këtë kontekst, është më se e nevojshme që nga zgjedhjet tona të del një qeveri që nuk luan me fatin e Republikës sonë, por që e ka interesin e vendit mbi të gjitha dhe i rekuperon me urgjencë marrëdhënjet tona me ata që na sollën lirinë”, thotë Makolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat