Zgjedhjet e reja, veprimtari nga SHBA parashikon këtë renditje të partive politike – flet edhe për koalicione

Politika

Zgjedhjet e reja, veprimtari nga SHBA parashikon këtë renditje të partive politike – flet edhe për koalicione

Nga: A.M. Më: 26 janar 2025 Në ora: 15:08
Kandidatët për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK

Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli në lidhje me fushatat zgjedhore të partive politike, si dhe tregoi pritshmërit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Si fillim, ai kishte disa kritika për mënyrën e të bërit fushatë nga të gjitha palët.

Në këtë pikë, theksoi fokusin e opozitës për ta marrë pushtetin.

Image
Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi

Nga larg i shohim në kufijtë e normales, me retorikë gjithfarë, shpesh kakofonike nga të gjitha palët. Opozita fort prezente, e koncentruar fort se si të marri pushtetin. Ata, aleatë kryesor i kanë edhe mediat, analistët dhe disa OJQ. Janë vërejtur disa parti më shumë e disa më pak duke u marrë suksesshëm edhe me logjistikën e transportit me autobusë, duke ekspozuar një numër të njëjtë njerëzish kudo që shfaqen dhe kjo mund t’i kushtoj ndonjërës parti në ditën e zgjedhjeve. Urojmë që këto zgjedhje të shpallen si më të pranuarat në rajon”, deklaroi veprimtari.

Më tej, Bekteshi komentoi pritmshërit që kanë partitë politike, derisa shtoi se dihet fituesi i këtyre zgjedhjeve.

“Është joreale që të gjitha partitë të lavdërohen se do të fitojnë, sepse sipas sondazheve fituesi dihet, është VV-ja. Çështja është se a është ajo në gjendje të fitojë mbi 50% për të qeveris vetëm edhe pse unë, personalisht, nuk e favorizoj këtë qasje, e as të gjitha së bashku me opozitën”.

Ndër të tjera, veprimtari nga SHBA parashikoi radhitjen e subjekteve politike të 9 shkurtit, ku tha se nuk pret ndonjë koalicion befasues.

“VV-Guxo, 2. PDK, 3. LDK, 4. AAK-NISMA

Nuk pritet ndonjë koalicion befasues edhe pse do të dëshiroja ta shihja njërën nga dy partitë opozitare me fituesen, VV-në!”, përfundoi Ramazan Bekteshi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat