Profesori nga Maqedonia: Kosova nuk ka nevojë për ndryshime qeverisëse, ndryshimin më të madh e solli Albin Kurti

Politika

Profesori nga Maqedonia: Kosova nuk ka nevojë për ndryshime qeverisëse, ndryshimin më të madh e solli Albin Kurti

Nga: H.O. Më: 28 janar 2025 Në ora: 00:01
Albin Kurti

Profesori nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi në një prononcim të tij dhënë për ‘Bota sot’, ka dhënë një pasqyrim të fushatës zgjedhore në Kosovë, duke thënë se, gabimi që po bën Vetëvendosja, është largimi nga paraqitjet mediale.

Megjithatë, sipas tij edhepse këtë mundësi po e shfrytëzojnë partitë tjera, ato nuk mund t’ia marrin fitoren, kryeminstrit Albin Kurti.

“Lëshimi më i madh i LVV-së dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjatë zgjedhjeve të, 9 shkurtit, është largimi dhe mos diskutimi i tyre para gazetarëve, analistëve, portaleve, televizoreve dhe mediave ndaj kundërshtarëve politikë të opozitës, kjo shmangie mohuese mediatike e LVV-së ju ka dhënë hapësirë të madhe mediatike partive opozitare për të shprehur lirshëm opozitarizmin ndaj partisë në pushtet LVV-së. Vërehet, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjithë forcën e besimit  e kërkon nga vetë qytetarët, votuesit e Kosovës, pa ndihmën e mediave që sipas mendimit tim do ta dobësonte LVV-në”, thekson ai.

Sipas profesor Mehazit, për të marrë 500 mijë vota LVV-ja do duhej të bashkëpunonte, aktivizonte dhe përvetësonte shumicën e mediave si brenda Kosovës, poashtu dhe në Shqipëri, RMV e më gjerë.

Image
Sulejman Mehazi

“Propagandat e shumta mediatike kundër LVV-së disi, Albin Kurtin, e kanë mjegullosur për t'u dukur konkurrentët e tij politik: Hamza, Abdixhiku dhe Haradinaj. Nuk mund të fitohen 500 mijë vota duke shmangur propagandën e fortë mediatike, pa makineri të jashtëzakonshme mediatike nuk luftohen kundërshtarët politikë aq lehtë. Megjithatë, partitë opozitare edhe pse me propagandë të madhe mediatike vetëm do mund ta dobësojnë, Albin Kurtin, kurrsesi ta fitojnë, fitorja do jetë përsëri e LVV-s së Albin Kurtit”, vlerëson ai.

Ai thotë se Kosova nuk ka nevojë të bëj ndryshime në zgjedhjet e reja, pasi ndryshimin më të madh e solli Albin Kurti në veri të vendit.

“Kosova nuk ka nevojë për ndryshime qeverisëse, ndryshimin më të madh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e bëri në veri të vendit, i cili, largoi kriminelët serbë dhe pushtoi e sundoi pjesën veriore me ligjet kushtetuese të Kosovës. Kosova me kryeministrin Kurtin, cep më cep, është sovrane, e lirë, e pavarur nga pakica kriminale serbe në veri të vendit”, vlerëson ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat