“Paniku nga humbja elektorale që po afrohet”- Zbërthehet prapavija e sulmit ndaj Kurtit në Skenderaj, flasin nga LVV

Politika

“Paniku nga humbja elektorale që po afrohet”- Zbërthehet prapavija e sulmit ndaj Kurtit në Skenderaj, flasin nga LVV

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 29 janar 2025 Në ora: 10:32
Levizja Vetevendosje

Fushata zgjedhore në Kosovë po mbahet vrullshëm.

Gjuha e urrejtjes mes partive është ashpërsuar shumë.

Më 27 janar, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një tubim zgjedhor në Skenderaj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në takimin si gjithmonë ka marrë pjesë edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Por, nuk shkoi ashtu siç u planifikua, sepse dhjetëra simpatizantë të PDK-së ishin mbledhur duke brohoritur: “Na jena PDK”.

Derisa, Dejona Milali Koordinatore e nën komiteteve, fajtor për këtë e ka lënë Sami Lushtakun e PDK-së.

“E paska zënë frikë e madhe Sami Lushtakun në Skenderaj. Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat”.

Madje, në drejtim të Kurtit u hodhën edhe fishekzjarrë dhe mjete piroteknike.

Kurse, pas gjithë kësaj ngjarje, Kurti reagoi me një shkrim në rrjete sociale, duke thënë, se “Bastioni i Lëvizjes sonë, i koalicionit tonë është zemra e qytetarit të republikës. Drenica është zemra e Kosovës. Më 9 shkurt bëhen bashkë 500 mijë zemra për Republikën, për Kosovën.

Rroftë familja Jashari! Rroftë Skënderaj! Rroftë kombi shqiptar!”.

Basha: Çdo tentim me ndalu Kryeministrin dhe Lëvizjen Vetëvendosje shkon kundër vlerave 

Deputeti Dimal Basha në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se kjo është një kulturë e keqe dhe të gjitha ata që po e nxisin këtë do të ndëshkohen nga populli.

“Mendoj që çdo akt dhune në Skënderaj duhet të dënohet, aq më tepër kur në Drenicë është luftu më së shumti që ta gëzojmë një demokraci ku secili shprehet dhe qarkullon lirshëm.

Prandaj, çdo tentim me ndalu Kryeministrin dhe Levizjen Vetëvendosje shkon kundër vlerave që është luftu, por edhe punu me dekada.

Të gjithë ata që nxisin këtë kulturë të keqe do të ndëshkohen nga populli!”, thotë deputeti.

Image
Deputeti Dimal Basha

Batusha: Nëse këta të sikletosurit kanë halle tjera, ato nuk janë hallet e qytetarëve, por të tyret

Edhe deputeti tjetër nga radhët e Lëvizjes, Agon Batusha, shprehet se ajo që ndodhi në Skenderaj as e hijshme e as demokratike, duke shtuar se duhet të dënohen si akte të shëmtuara dhe patjetër që nxitësit dhe autorët duhet të përgjigjen para ligjit.

“Disa pseudo-politikanëve që nuk janë as politikan dhe as biznesmen të mirëfillt, i ka kapluar paniku nga humbja elektorale që po afrohet. Nga paniku shkaktojnë të tilla incidente që nuk janë as të hijshme, as që i kemi me traditë, as që janë demokratike dhe për më tepër lënë shije të hidhur në një proces të lirë e demokratik që po zhvillohet.

Qasje të tilla nuk kanë vend në Republikën e Kosoves, duhet të dënohen si akte të shëmtuara dhe patjetër që nxitësit dhe autorët duhet të përgjigjen para ligjit”, shprehet ai.

Image
Deputeti Agon Batusha

Në fund, ai thotë parimet e çdo subjekti politik duhet të jenë debati politik, argumenti programor dhe mbështetja qytetare e jo incidentet siç ndodhi në Skenderaj.

“Debati politik, argumenti programor dhe mbështetja qytetare duhet të jenë parimet e secilit subjekt politik dhe secilit politikan. Nëse këta të sikletosurit kanë halle tjera, ato nuk janë hallet e qytetarëve, por të tyret. Andaj, fushata elektorale duhet të vazhdojë në frymë demokratike dhe më 9 shkurt qytetarët të vendosin me votën e tyre, sipas bindjeve të tyre, të lirë dhe me vetëbesim”, përmbyll Batusha për “Bota sot”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat