Alarmon profesori: Protestat në Serbi do të vazhdojnë, tensionet ndaj Kosovës dhe Ballkanit priten të thellohen – pse po hesht BE?

Politika

Alarmon profesori: Protestat në Serbi do të vazhdojnë, tensionet ndaj Kosovës dhe Ballkanit priten të thellohen – pse po hesht BE?

Nga: A.SH Më: 29 janar 2025 Në ora: 16:00
Protestat

Bashkimi Evropian nuk është deklaruar asnjëherë nëse i mbështet ose jo kërkesat e studentëve në Serbi, të cilët, për gati tre muaj, protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur mbi zhvillimet e fundit që po ndodhin atje dhe ndikimi e tyre në Ballkan e sidomos në Kosovë.

Kelmendi ka thënë se edhe heshtja e BE-së në raport me ngjarjet që po ndodhi atje ka të bëjë me pritjet e zhvillimeve në Serbi, po ai thotë se është për t’u habirut pse nuk ka reaguar shteti mik i Serbisë, Rusia.

Protestat në Serbi kanë karakter të luftës për pushtet midis pushtetit aktual serb dhe opozitës.

Sado të realizohet dhe ndërtohet demokracia në Serbi me këto manifestime të serbëve është shumë e pakuptimtë dhe vështirë e parashikuar.

Faktori ndërkombëtar po qëndron në pritje të zhvillimeve në Serbi. Duket se BE dhe vet SHBA nuk e "dinë" ende se si dhe kush mund të vijë në pushtet pas ikjes së kriminelit Vuçiç.

Edhe tash pas ikjes së qeverisë në Serbi nuk kemi ndonjë deklarim zyrtar.

Shtetet në BE dhe vet SHBA po heshtin. Po hesht edhe miku tradicional i Serbisë, përkatësisht Rusia.

As nga Kina nuk ka qëndrim.

Krimineli i luftës Vuçiç fitoj pak në kohë në ikjen e qeverisë. Sa do të pranohet ky veprim mbetet të shihet?”, shprehet ai.

Tutje, thotë se protesta do të vazhdojnë, duke shtuar se në raport me Kosovën dhe Ballkanin, ndoshta edhe me BE, nuk do të ketë qëndrime tjera, veç këtyre që dihen, duke vë në pah se “ndaj Kosovës do të ketë qartësi të qëndrimeve, pa u maskuar në demokraci”.

“Besohet se protestat nuk do të ndalen. Ata do të vazhdojnë me protesta e tyre për ikjen e këtij pushteti. Nuk do të ndalen kurrsesi.

Kush do të vijë në pushtet është vështirë të dihet. Mirëpo, ajo që me siguri dihet, është fakti se pas Vuçiçit, në raport me Kosovën dhe Ballkanin, ndoshta edhe me BE, nuk do të ketë qëndrime tjera, veç këtyre që dihen.

Madje ndaj Kosovës do të ketë qartësi të qëndrimeve, pa u maskuar në demokraci. Kjo për faktin se në këto qëndrime shikohet edhe pozita e çdo subjekti në popullin serb.

Në këtë anë edhe ndaj BE-së, SHBA-ve, Rusisë e Kinës kështu do të veprohet.

Serbia do të dalë qartë dhe tërësisht nga Lindja, atje ku edhe tash qëndron, por që më politikën e mashtrimit është menduar se po shkon nga perëndimi, si dhe po ndërton demokraci liberale.

Kjo do të marrë fund.

Me Serbinë do të ketë Ballkani dhe Kosova probleme të mëdha. Qëndrimet nacional-raciste serbe ndaj shqiptarëve do të thellohen edhe juridikisht, sikundër edhe pretendimet pushtuese ndaj republikave.

Bota serbe do të marrë pikësynim të qartë zyrtar”, përmbyll ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat