Dialogu Kosovë-Serbi dhe çështja e Asociacionit, janë dy nga temat që më së paku po flitet nga partitë politike dhe kandidatët e tyre për kryeministër, në këtë fushatë zgjedhore.
Marrë parasysh ndjeshmërisë së këtyre çështjeve, duket që kandidatët për kryeministër po i shmangen qëllimisht kësaj.
E për këtë çështje, për “Bota sot” foli publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj.
Ai theksoi çështjen e Asociacionit, të cilën e cilësoi si temë të ‘nxehtë’ dhe të cilën po e anashkalojnë partitë politike, duke u fokusuar në premtime boshe dhe që synim kanë marrjen e pushtetit.
“Realisht, subjektet politike kanë folur për shumëçka, por jo edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Madje, nuk i referohen as Asociacionit të komunave serbe, si pjesë e çështjes primare, duke anashkaluar temat shumë delikate për Kosovën. Përkundër, kësaj teme të nxehtë, përvëluese, janë fokusuar për marrjen e pushtetit, qoftë edhe me premtime boshe, deri edhe në futjen e Kosovës në NATO. Natyrshëm, kjo do të ndodhë në perspektivë, por jo të abuzohet për fushatë zgjedhore.
Opozita, me sugjerimin ngulmues të manipulantit, hafije të shumëfishtë, Baton Haxhiu, me lukuninë e tij, tashmë, është bashkuar për ta larguar Albin Kurtin nga pushteti, madje duke bërë shpifje monstrume, siç është thirrja për ndihmë e gazetarit kontravers, Berat Buzhala, fort të dyshuar për flirte me Serbinë se, gjoja, "Kurti planifikonte vrasjen e kundërshtarëve politikë, dikur!" Ndërkohë, ky shpifës i paguar asnjëherë nuk akuzon dhe nuk sjell asnjë fakt, për shumë qindra vrasje të kundërshtarëve politikë nga ana e PDK-së së tij dhe të partive tjera banda, të koalicionuara në PAN”, thkesoi publicisti.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/January/29/auto_5001738177085.jpg)
Gjithashtu, Zeqiraj vuri theksin te partitë e PAN-it, ku sipas tij nuk guxojnë ta hapin temën e dialogut, pasi janë të shantazhuar me dosje krimesh.
“Synmi për postin e kryeministrit nga PAN-istët, ka eklipësuar arsyen dhe po merren me tema ditore sekundare, pa përfillur dialogun. Interesat politike partiake, po dominojnë interesat shtetërore. Partitë e PAN-it eksponentët e të cilave janë të shantazhuar me dosje krimesh dhe nuk guxojnë ta hapin temen e dialogut. Politikanë të akuzuar, të arrestuar, të dënuar për krime të ndryshme, vazhdojnë të riciklohen në poste pushtetare e deputetë, për një çerek shekulli radhazi. Ndërkohë që shumësia absolute e popullit të Kosovës kërkojnë zinxhirosjen e tyre. Ata nuk kanë as moral dhe as etikë, për të qenë njerëz publik. Ata kanë blerë lirinë me paratë e buxhetit shtetëror, tendera korruptive, privatizime e haraç. E gjithë kjo u bë e mundur pas rrënimit të sistemit të drejtësisë dhe të korruptimit të disa zyrtarëve ndërkombëtarë të UNMIK-ut dhe të EULEX-it. Edhe sot pengojnë krijimin e Vitting-ut dhe Byronë për hetimin dhe sekuestrimin e pasurive marramendëse, pa asnjë mbulesë”.
Më tej, publicisti kritikoi opozitën që është bërë palë me shtetin serb viteve të fundit, ku si pasojë e tyre, BE ka shtuar presion ndaj qeverisë Kurti për dialogun dhe Asociacionin.
“Patriotizmi i "komandantëve" mujshorë, është retorikë boshe, sepse të zhytur në krime gjithëfarshe, kanë humbur integritetin dhe janë vënë në dispozicion të Shërbimeve Informative të huaja, në veçanti, të Francës dhe të Serbisë, për t´i shpëtuar goditjes të drejtësisë, krejt njësoj si shefi i tyre Hashim Thaçi. Ata janë në ankthin e kthimit në pushtet, për ta lenë në harresë Vetting-un dhe Byronë e verifikimit të pasurive hajnore, të fshehura jashtë Kosovës. Opozita e shantazhuar PAN-iste, përgjatë katër viteve të fundit, është bërë palë me Serbinë dhe ka fajësinë kryesore, për presionin që BE-ja i bënë Qeverisë Kurti për dialogun, respektivisht, Asociacionin dhe vënien e Kosovës nën sanksione ekonomike dhe politike, tërësisht, të padrejta, madje absurde”, shpjegoi ai.
Në fund, përmendi edhe çështjen e veriut, ku u kthye pas në kohë dhe komentoi atë se çka ndodhi ndër vite.
“Veriu i Kosovës, i cili i ishte premtuar Serbisë nga i shantazhuari i parë dhe agjent i dyfishtë i Sherbimit Sekret DGSE francez dhe, përmes tij, i Serbisë, Hashim Thaçi, në ujdi me Edvin Ramën, presidentin serb Vuçiq dhe shefin e tij rekrutues, frengun Danjean Arnaud, dhëndërr i Serbisë. Dhe, këtë e legalizoi, në emër të Hashimit, agjenti i hershëm i Serbisë, Baton Haxhiu, duke thënë "veriu i Kosovës t`i lihet Serbisë, përfshirë edhe Liqenin e Ujmanit, sepse ne e kemi Liqenin e Kukësit!" Dhe, ky deklarim ka qenë publik ke T7-a, emisioni ‘Pressing’”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.