Një periudhë të favorshme për Kosovën? Tali tregon se ç’do të sjellin protestat në Serbi dhe pse po hesht BE-ja

Politika

Një periudhë të favorshme për Kosovën? Tali tregon se ç’do të sjellin protestat në Serbi dhe pse po hesht BE-ja

Nga: A.SH Më: 30 janar 2025 Në ora: 14:53
Kurti, Vuçiq

Në Serbi po vazhdojnë të mbahen protestat.

Bashkimi Evropian nuk është deklaruar asnjëherë nëse i mbështet ose jo kërkesat e studentëve në Serbi, të cilët, për gati tre muaj, protestojnë duke kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit.

Analisti Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Serbia është gati të eskalojë e tëra, po ashtu edhe presidenti i saj e ka humb gjakftohtësinë. Sidomos këto dy-tri ditë e fundit Vuçiq edhe busullën e ka humbë tërësisht.

“Situata në Serbi është në eskalim e sipër. Vuçiçi këto javët e fundit e ka humb gjakftohtësinë.

Deklaratat e tij shpesh herë ishin "për gjynah". Bile disa herë vokabulari i tij ishte i nivelit të rrugaçëve. Për më tepër, këto dy-tri ditët e fundi edhe busullën e ka humbë tërësisht. Sillet si "pula pa kry". Me veprimet e tij e ka sjell Serbinë në një vend të rrezikshmërisë së lartë për paqen në Evropë - menjëherë pas Ukrainës”, thotë ai.

Për heshtjen e BE-së, Tali thotë se ata janë duke e përcjell me vëmendje situatën në Serbi.

“Nga Brukseli, institucionet e BE sigurisht se janë duke e përcjell me vëmendje të shtuar. Një gjë të tillë e pohoi dje, edhe zëdhënësi ekzekutiv i BE-së për Zgjerimin, Guillaume Mercier, duke deklaruar për mediet se: “Ne jemi të shqetësuar për incidentet kundër protestuesve, për të cilat presim hetime të shpejta nga autoritetet serbe” duke vazhduar me “rikujtojmë se sipas ligjit të BE-së, autoritetet duhet t'i mbrojnë pjesëmarrësit në demonstrata nga grupet e armatosura ose të dhunshme".

Sigurisht se institucionet e BE-së janë të kujdesshme në veprimet dhe deklaratat e tyre sepse tash për tash gjeopolitika, me theks të veçantë kjo evropiania, është duke kaluar nëpër një fazë shumë komplekse andaj kujdesi është i shtuar që të mos bëhen hapa të cilat mund ta përkeqësojnë situatën.

Sidoqoftë, unë jam ka e shoh si fundi i fillimit të një periudhe të favorshme për Kosovën dhe rajonin, dhe shpresoj se institucionet tona shtetërore do të dijnë ta kapitalizojnë në plotni për intereset tona”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat