Rikthimi i Donald Trump në administratën amerikane po komentohet për shumë çështje, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Janë disktuata disa aspekte të ndryshme, në të cilat të ndikojë në shtetin tonë, politika e administratës Trump, specifikisht në dialogun Kosovë-Serbi.
E për këtë, çështje në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi.
Së pari, tha se SHBA mbetet aleati më i besueshëm i Kosovës dhe për këtë tha se duhet të bashkëpunojë ngushtë me të.
Megjithatë, ende nuk e ka të qartë se si do veprojë Trump me stafin e tij, por beson që do të bëjnë trysni që të zgjidhet nyja ballkanike.
“Ndryshimi ka ndodhur në SHBA, ajo mbetet aleatja jonë më e besueshme dhe ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë. Interesi ynë dhe i Amerikës është i përbashkët. Por të jemi të sinqertë, as shumica e amerikanëve s’e dinë se si do të veproj presidenti Trump 2 me stafin e tij të ri. Kur është në pyetje trysnia, ata si liderë të botës së lirë do të bëjnë trysni edhe mbi ne që të zgjidhet nyja Ballkanike që po zvarritet. Por, nëse ne e kemi mësuar mësimin nga Dejtoni dhe dorëzimin e Izetbegoviq-it, kjo na mjafton”.
Mirëpo, veprimtari nga SHBA tha se as amerikanët nuk janë të pagabushëm, e për këtë përmendi edhe rastet e Bosnjës dhe Ukrainës, në të cilat bënë lëshime, por vendet në fjalë dolën humbëse.
“Për hatër të SHBA-së edhe Bosnja edhe Ukraina bënë lëshime, por kur të dyja këto dolën humbëse, Holbruk-u kërkoi falje publike për gabimin që lejoi krijimin e Republika Srpska, edhe Klintoni u kërkoi falje ukrainasve për presionin që ua bëri për të hequr dorë nga armët bërthamore, por kërkim falja nuk u ndihmoi dhe këto dy shtete vazhdojnë të vuajnë në pafundësi, që i bie se as amerikanët nuk janë të pagabueshëm”, përfundoi Rmazan Bekteshi për “Bota sot”.