Fundi i mandatit të Lajçakut: Një hap më afër dialogut të barabartë mes Kosovës dhe Serbisë

Politika

Fundi i mandatit të Lajçakut: Një hap më afër dialogut të barabartë mes Kosovës dhe Serbisë

Nga: M.L. Më: 31 janar 2025 Në ora: 08:13
Një raund i dialogut nën ndërmjetësimin e Lajçak-ut

Mandati i ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përfundon sot (31 janar). Në vend të tij është emëruar z.Peter Sorensen, i cili ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të bllokut për dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Emisari nga Danimarka u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” analisti Gani Mehmetit, ka bërë një analizë mbi periudhën e ndërmjetësimit të Lajçakut në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai e ka vlerësuar Lajçakun si një faktor që ka sabotuar zhvillimin e dialogut dhe ka shprehur shpresën se me largimin e tij, mund të hapet mundësia për bisedime më të drejta dhe të balancuara, ku të dyja palët të kenë mundësi të shprehin interesat e tyre.

Mes tjerash Mehmeti ka theksuar padrejtësitë që janë bërë ndaj Kosovës dhe shpreson që ndërmjetësimi i ri do të sjellë një ndryshim pozitiv.

Image
Gani Mehmeti
Foto galeri

Është e ditur se Lajçaku ishte sabotuesi numër një i zhvillimit të bisedimeve Kosovë – Serbi. Kjo është parë qartazi gjatë gjithë kohës sa ai ishte «ndërmjetësues» i këtyre bisedimeve. Dhe, ndërkombëtarët, nuk e di se për ç’arsye, nuk e «shihnin» këtë sabotim të tij, apo ai ishte porositur të vepronte këso fare, me të vetmin qëllim, që të mos e «ngacmonin» Vuçiqin, sespe ai do të mund të hiqte dorë tërësisht edhe nga dialogu me Kosovën e të gjuhej tërêsisht në prehërin e Putinit në Rusi.

Por, krejt kjo ka shkuar huq, sespe Vuçiqi, i armatosur me armet më moderne nga Rusia, Kina e Franca, është në gjendje sot të luajë me të gjithë që e rrethojnë, e bukur shumë edhe me NATO-n, që është në Kosovë e Bosnje e Hercegovinë”, ka thënë Mehmeti për “Bota sot”.

Me gjithë këto, sipas Mehmetit, Serbia nuk po pranonte asnjërën nga kërkesat e ndërkombëtarëve, nisur nga mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë, por që BE-ja nuk i vendoste asnjë masë ndëshkues.

Asnjë masë nga BE! Serbia refuzoi zyrtarisht me shkrim zbatimin e Marrëveshjeve të Brukseli tdhe Ohrit në shkurt e mars të vitit 2023, dhe as që u diskutua kjo ndonjëherë. Serbia kishte blerë “ndërmjetësuesit” e bisedimeve Kosovë – Serbi, prandaj ata i vunë masat Kosoves e jo Serbisë. Kjo gjasonte me atë thënien shqiptare: “S’ka çka i bën kalit e i sjellë samarit”! Nuk po kishin se çka t’i bënin Serbisë dhe po i sillnin Kosovës, në kundër thënies tjetër shqiptare: Duhet me i sjellë kaut të madh se i vogli shkon vet! Këta po i sillnin “kaut” të vogël, jo të madhit, dhe Kosova nuk mundi ta bindë Serbinë për bisedime, por edhe ashtu, e lanë fajtore, se i vogli mbetet fajtor, ai i dëgjueshmi. Për të padëgjueshmin, as që flitet. Sot, qingji i egër i thith dy nana, i buti as të veten!

Qysh me vazhdimin e Lajçakut pëzr ndërmjetësues, pata shkruar:

Me zgjatjen për bisedimet Kosovë – Serbi të Lajçakut nga BE, do të thotë nuk ka dialog! Më 27 korrik 2024.

Dhe, kështu doli, se më nuk pati bisedime. Dhe, as që do të kishte më me Lajçakun”, ka rikujtuar ai.

Prandaj, analisti Mehmeti konsideron se është mirë që erdhi fundi i janarit 2025, e, po shkon Lajçaku!

Ai i ka uruar suksese emisarit të ri, me shpresen se nuk do të përsëriten padrejtësitë ndaj Kosovës.

I Urojmë suksese Sorensonit, emisarit të ri të dialogut Kosovë – Serbi! Mos na raftë të përjetojmë edhe një herë, padrejtësitë që iu bënë Kosovës e t’i hiqen masat sa më shpejt se ato ishin vënë padrejtësisht!

Tani, shpresoj se do të ketë bisedime të mirëfillta, ku të dyja palët do të jenë të barabarta në bisedime”, ka përfunduar Mehmeti.

Ndryshe, dje u raportua se në një takim lamtumirës, eurodeputetët i kanë thënë emisarit në largim të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, se qasja e pabalancuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në këtë proces.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat