Kryetarja e degës së Vetëvendosjes në Drenas, Egzona Tërdevci në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ ka folur për sulmin ndaj kryeministrit Albin Kurti në Skenderaj.
Ajo ka thënë se, sulmi ndaj tij ishte një akt I nxitur.
“Sulmi ndaj Kryeministrit Albin Kurti nuk ishte një protestë qytetare, por një akt i nxitur nga strukturat e vjetra politike që po humbin terren dhe po ndihen të kërcënuara nga ndryshimi”, thotë Tërdevci.
Ajo thekson se këto sulme janë përpjekje për të ndaluar procesin e ndërtimit të Kosovës sovrane.
“Këto veprime nuk janë asgjë më shumë se përpjekje për të ndalur një proces që nuk mund të ndalet – procesin e ndërtimit të një Kosove sovrane, të drejtë dhe demokratike”, thot ajo.
Ajo tha poashtu se rajoni Drenicës mbështet Qeverinë Kurti.
“Drenica, në thelb, mbështet fuqimisht Qeverinë Kurti dhe vizionin e tij për Kosovën, dhe kjo përkrahje e vërtetë nuk mund të tronditet nga disa zëra që i përkasin së kaluarës”, vlerëson ajo.