Që nga fillimi i fushatës elektorale e deri më tani, partitë politike deri më tani jan dënuar disa herë për gjiuhën e përdorur.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka gjobitur në vlerë prej 75 mijë e 500 eurosh subjektet politike të cilat garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kështu, AAK-ja është gjobitur me 20 mijë euro, meqë kryetari i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj, i cili i përket AAK-së, e ka quajtur të pafytyrë dhe pakurrizore kandidaten për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla.
Me dy gjoba me nga 10.000 euro është sanksionuar Partia Demokratike e Kosovës. Njëra i është shqiptuar për brohoritjet e mbështetësve të PDK-së afër tubimit të Vetëvendosjes në Skenderaj, ndërsa tjetra për sharjet dhe fyerjet në rrjete sociale, shkaku i këtij tubimi. Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur kryesisht për posterat në hapësira publike, me katër vendime në vlerë prej 17.500 eurosh. Kurse, Koalicioni për Familje është gjobitur me 7 mijë e 500 euro, për shkak të gjuhës kundër komunitetit LGBTI+.
Lëvizja Vetëvendosja është gjobitur me 5.000 euro, për një deklaratë të një simpatizanti, i cili në medie i ka paraqitur partitë opozitare si të afërta me Milan Radoiçiqin dhe me Serbinë. Po me 5.000 euro gjobë PZAP-ja e ka sanksionuar edhe Listën Serbe për vendosje të posterave në hapësira publike.
Përveq këtyre gjobave që partitë politike kanë marrë nga institucionet, a do të dënohen ato njësoj edhe nga qytetarët me ndëshkim vote?
Lidhur me këtë ҫështje, profesori i juridikut, Blerim Burjani thotë se elektorati i Kosovës nuk e ndjekë këtë ndëshkim, që të dënoj partitë politike.
“Tash pritet të shihet se sa ka ndikuar fjalori i ashpër politik si ҫështje e vrazhdtë tek qytetarët, fjalori politik denigrues, fyes antiligjor është i papranueshëm. Elektorati kosovar nuk është elektorat suedez, atje do të ndëshkoheshin nga qytetarët me vota, por edhe me rënie të interesimit për të votuar, por Kosova është diҫka tjetër, kultura politike është e dobët, partitë politike stimulojn njerëz të kryejnë vepra penale të shumta”, thekson ai.
Profesor Burjani thotë se, sharjet dhe fyrjet kryesisht nisin nga njerëz jokompetent që nxitin urrejtje tek njerëzit e një partie politike.
“Përderisa në politikën kosovarë dhe nëpër studio televizive, fyrja, sharja, denigrimi personal është më i madh, ajo nis nga debate me njerëz jokompetent, është nxitja edhe urretjjes tek njerëzit e një partie apo tek disa parti padallim. Gjuha e urrejtjes në debate duhet të sanksionohet, pastaj në këto debate janë të përhershëm njerëz të subjekteve politike, përplotë dhe s’ka mendim profesional të pavarur në dobi të qytetarëve. Ata agjitojnë për partitë e caktuara, ku një numër i tyre ka qenë pjesë e politikës e tash analizës apo ka marr postin në emër të ndonjë subjekti më herët, pra kjo po e prishë dhe po e nxitë propagandë dhe urrejtje”, vlerëson Burjani për ‘Bota sot’.