“Kosova nuk është lodër e askujt”/ Pas deklaratës së Grenellit, vjen reagimi nga Gëzim Mekuli, ia kujton dekoratën nga Vuçiqi

Politika

“Kosova nuk është lodër e askujt”/ Pas deklaratës së Grenellit, vjen reagimi nga Gëzim Mekuli, ia kujton dekoratën nga Vuçiqi

Nga: A.SH Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 17:57
Foto nga takimi

Emisari Richard Grenell, sot përmes një shkrimin ka kritikuar Albin Kurtin, duke thënë se “retorika e Kurtit [kryeministrit të Kosovës] duke pretenduar se është afër SHBA-së, është plotësisht e rreme”, duke bërë thirrje që qytetarët të mos mashtrohen?

Pas kësaj deklarate ka reaguar analisti Gëzim Mekuli, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Grenelli iu ka shërbyer interesave të Vuçiqit, duke shtuar ndërhyrja e tij në zgjedhjet në Kosovë nuk ka asnjë kredibilitet.

"*𝑶𝒓𝒅𝒆𝒏 𝒔𝒓𝒑𝒔𝒌𝒆 𝒛𝒂𝒔𝒕𝒂𝒗𝒆 𝒑𝒓𝒗𝒐𝒈 𝒔𝒕𝒆𝒑𝒆𝒏𝒂. - 𝐆𝐫𝐞𝐧𝐞𝐥𝐥, 𝐦𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐨𝐫𝐚𝐭𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 – 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐚𝐧𝐢 “𝐛𝐫𝐞𝐧𝐠𝐨𝐬𝐞𝐭” 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧?

Richard Grenell, njeriu që sapo u dekorua nga Serbia me "Urdhrin e Flamurit Serb" të shkallës më të lartë, sot del dhe sulmon Kryeministrin Albin Kurti, sepse Albini nuk po e lejon Serbinë të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë. Po, po e lexuat mirë!

Ky ish-emisar i dështuar, që më shumë i ka shërbyer interesave të Vuçiqit sesa të paqes në rajon, sot qan me lot krokodilli për Kosovën.

𝗣𝗼𝗿 𝗸𝘂𝘀𝗵 𝗶 𝗯𝗲𝘀𝗼𝗻 𝗺𝗲̈ 𝗚𝗿𝗲𝗻𝗲𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈?

Një njeri që shëtitet si vegël e interesave serbe, që ndërhyn në fushatën parazgjedhore të Kosovës me deklarata qesharake për të ndihmuar opozitën e korruptuar dhe strategjinë gjeopolitike të Beogradit, ncuk, nuk ka asnjë kredibilitet”, thotë ai.

Duke iu drejtuar lexuesve, ai shprehet se “sulmet e tij ndaj qeverisë legjitime të Kosovës nuk janë asgjë më shumë se një përpjekje e dëshpëruar për të forcuar dorën e Beogradit dhe për të ndihmuar ata që e kanë vjedhur dhe shitur Kosovën për dekada”.

“Është ironike dhe e turpshme që dikush që sapo ka marrë një dekoratë zyrtare nga Serbia e moçme ka guximin të flasë për Kosovën.

Ncuk! Grenelli nuk po flet për të mbrojtur Kosovën, ky po flet për të mbrojtur interesat e Serbisë në Kosovë.

Lojërat e këtij biznismeni janë të qarta. Sulmet e tij ndaj qeverisë legjitime të Kosovës nuk janë asgjë më shumë se një përpjekje e dëshpëruar për të forcuar dorën e Beogradit dhe për të ndihmuar ata që e kanë vjedhur dhe shitur Kosovën për dekada.

Ncuk! Populli nuk i beson këto përralla. Grenelli dhe padronët e tij në Kosovë (të maskuar në gazetarë, analistë dhe opozitë) mund të vazhdojnë të luajnë teatër, por Kosova nuk është më lodër e askujt!

Gishtin kokës dhe mendoni; nuk është koha e unmikistanit, atëherë kur vetëm me një fjali, diku nga një koridor i kancelarive të Bruxelit, e shashtrisnin Kosovën dhe Kryeminstrat e shkretë të Kosovës. Është e të gjithëve që jetojnë në të, pa dallim kulture, religjioni, etnie a statusi social. Pikë!

*𝑼𝒓𝒅𝒉𝒓𝒊𝒏 𝒆 𝑭𝒍𝒂𝒎𝒖𝒓𝒊𝒕 𝑺𝒆𝒓𝒃 𝒕𝒆̈ 𝒔𝒉𝒌𝒂𝒍𝒍𝒆̈𝒔 𝒎𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒂𝒓𝒕𝒆̈.", përfundon ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat