Profesori nga Amerika: Cili është pakti i partive opozitare kundër Kurtit?

Politika

Profesori nga Amerika: Cili është pakti i partive opozitare kundër Kurtit?

Nga: H.O. Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 23:03
Ilustrim/ Bota sot

Profesori dhe veprimtari shqiptar në Amerikë, Prof.Dr. Binak Maxharraj në një prononcim dhënë për ‘Bota sot’ ka komentuar fushatën zgjedhore që po bëjnë partitë politike në Kosovë.

Sipas tij, të gjitha pastitë opozitare, duke e përmendur edhe Listen Serbe kanë bërë një paktë kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

“Që nga viti 2021 kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku tandemi Kurti-Vjosa fituan mbi 50% te votave, opozita së bashku me Lista Serbe disi sikur u bënë bashkë në kritikat kundër Kurtit. Nuk ka kaluar bile asnjë ditë pas zgjedhjeve te 2021 që opozita dhe Lista Serbe si ne kor kanë gjuajtur shigjeta helmuese kundër Kurtit, bile e shanin me epitete te ndryshme duke e quajtur spiun dhe njeri të Serbisë. Kritikat më të tmerrshme i bënte AAK-ja një parti minore në nivel lagjeje, me deputet as sa krejt gishtat e duarve, por nuk munguan as kritikat e PDK dhe LDK ndaj Kurtit i cili u doli në rrugë si një divë i madh duke ia zënë të gjitha rrugët dhe rrugicat opozitës.

Kurtin e zgjodhi populli bindshëm të udhëheqë këtë vend për katër vjet. Gjatë këtyre katër vjetëve ishin rezultatet evidente te saj, e në veçanti pos shumë rezultateve tjera duhet dalluar “Çlirimin e veriut të Kosovës”  të cilën opozita, pra, pronto mafia as që tentuan të bëjnë, sepse se kishin guximin nga tandemi Vuçiq-Radijçiq, ishin hapur dhe kapur në bashkëpunim me boset serb në veri si me Radojçiqin me biznese fitimprurëse”, vlerëson Maxharraj.

Ai thotë se me ardhjen e Kurtit dhe me çlirimin e veriut sot në veriun e Kosovës frymohet lirshëm është përmbushë mbrojtja e sovraniteti në gjithë Kosovën,

Image
Prof.Dr. Binak Maxharraj

“Çfarë për opozitën ishte vetëm një ënderr, por as nuk kishte b...th të kapërcej Urën e Ibrit, pos një shëtitje (me lejen e Radojçiqit) të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçit kur së bashku me Bedri Hamzën po bëntë një shëtitje në liqenin e Ujmanit. Këto kritika, ky denigrim, këto sharje kundër LVV dhe në veçanti kundër Kurtit po vazhdojnë fuqishëm edhe gjatë kësaj fushate parazgjedhore”.

“Opozita dhe Lista Serbe ia kanë frikën Kurtit sepse ky njeri dallon nga liderët tjerë të mëparshëm. Nuk është hajn, nuk e keqtrajton shtetin në krahasim me opozitën dhe Pronto mafinë kur për 25 vite nuk lanë gjë të keqe pa i bërë këtij shteti. Në emër të luftes fisnike të UÇK-së, ata filluan të vjedhin dhe plaçkisin shtetin në stilin ”kush qohej i pari dhe kush po vjedh me shumë”, ata sot janë bërë milionerë. Ata sot hala po rrinë gafil duke i përdor dhe keqpërdor parat e vjedhura, ata sot në vend se të përgjigjet para prokurorëve dhe gjykatave të cilët në vend se ta ndihmojnë qeverinë Kurti iu janë bërë bllok, këta janë futë si strucat në zallë dhe nuk guxojnë të ngrisin asnjë aktakuzë kundër bosave të krimit, apo t’i zënë peshqit e mëdhenjë siç i quanim dikur”, thekson poashtu profesori.

Ai thotë se, ‘Albin Kurti është në fushatë të zjarrët para zgjedhore, atë nuk ka se çka e ndalë, është një uragan i pandalshëm, atë nuk mund ta ndalë as PDK, as LDK e le më minoriteti AAK. Gjithkah ka shkon në fushat e nderojnë i përkulen. Albinin nuk mund ta ndalin as cubat e Kosovës, as kupola e krimit te organizuar, është betuar se do t’i mund përsëri bile edhe më fuqishëm se sa në vitin 2021’.

“Por, megjithatë po bëhet një fushatë e turpshme, denigruese e horrave dhe cubave, e horrave të korruptuar dhe të dalur jashtë përdorimit në drejtim të shpërfilljës së autoritetit te Albin Kurtit dhe LVV. Këtë e kanë bërë edhe më parë, edhe në zgjedhjet e parafundit, por Albin Kurti dhe LVV triumfoi, mori më së shumëti vota nga të gjitha partitë tjera. Është në rrugë të mirë që edhe kësaj radhe LVV me Albin Kurtin të dal e para në zgjedhje, sepse Albin Kurti është njeri i pakorruptuar në krahasim me të tjerët, qëndrimet e tij janë të qarta, është i pathyeshëm dhe se si kryeministër do të vazhdoi të luftoi për shtet e jo për pushtet. Di dhe mundet t’i dalë zot vendit para baticave dhe zbaticave që do t’i dalin përpara. Është i betuem para zgjedhësve se do ta shkatërroi kastën mafioze, kupolën e krimit. Nuk lëshon pe për asnjë katramë kur është në pyetje shteti dhe sovraniteti teritorial i vendit. Derisa si prioritet në katër vitet e para e fitoi veriun e Kosovës, Albin Kurtit i duhen edhe katër vite për ta luftuar dhe zbatuar Ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjeshme. Kësaj më së shumti po i frikësohet opozita e cila është quar peshë kundër Kurtit.

Horrat, cubat e shtetit dhe të pushtetit janë të frikësuar nga Albin Kurti, atij po i frikësohen edhe në ëndërr po u paraqitet. Mu për këtë shkak gjuajnë shigjeta helmuse kundër tij, por të padobishme sepse Albin Kurti është i futur thellë ne zemrën e popullit të cilin e shohin si shpëtimtarin për ndryshime të mëdha që i duhen vendit për të nxjerr nga llumi që e futën horrat e pushtetit për disa vite më radhë. Horrat e shtetit dhe pushtetit po shpifin aq ulët, sepse të ulët e kanë edhe intelektin e tyre, se gjoja Albin Kurti hajn, anipse s’ka kurrfarë pasurie, se nuk është pro Amerikan, se Amerika nuk e donë për Kryeministër, sepse siç thonë po na prishë më Amerikën, etj. Këto janë rrena dhe floskula politika të horrave të pushtetit dhe të partive tjera politike”, tha ai.

Profesor MAxharraj tutje tha se, “fuqia e Albinit është e madhe në fushatë, është vullkan hala i pa shpërthyer, por edhe në këtë fushatë do të shpërthej si më parë ku i fshiu përpara si leska kundërshtarët e vetë duke i mundur me mbi 50% të votave dhe duke i gjuajtur në opozitë si stërvina. Ky fat do t’i gjej edhe në këto zgjedhje sepse Albin Kurti është i pamposhtur, s’ka kush e thyen, do të vazhdoi si urgan në fitoret e reja”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat