Opinionisti Fadil Maloku, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-emisarit për dialogun i SHBA-së, Richard Grenell, tani emisar për “Misione të Posaçme”, i cili bëri thirrje që të mos i besohet kryeministrit Albin Kurti.
Maloku, thotë se Grenelli nuk i ka bërë dëm Kurtit me këtë deklaratë dhe për këtë ai thotë se nuk është rastësi edhe mos reagimi i Albin Kurtit.
“Mendoj që Grenell (ashtu kontrovers sikurse Donald Trump) me prononcimin e tij të fundit personal..., sado që fillimisht ndoshta është menduar edhe nga vetë ai po edhe nga i gjithë publiku i gjerë të cilit edhe i adresohet prononcimi në fjalë se do i bëjë dëm Albin Kurtit në fushatën aktuale zgjedhore në një mënyrë ironikisht tani kur na ndajnë edhe ca ditë nga votimi plebishitar, në fakt, i ka bërë një "shërbim" të pa llogaritshëm të njëjtit! Arsyeja kryesore, për mendimin tim qëndron jo në qëllimin e tij fillestar por, në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e euforisë dhe frustrimit që është krijuar në kulturën dhe traditën tonë elektorale. Ku sulmet dhe denigrimet eventuale ndaj “viktimës” (në këtë rast KM në ikje) pak para zgjedhjeve nga kushdo që vijnë, zakonisht shpërblehen me rritjen e rejtingut të viktimës! Në këtë kontekst, nuk është i jo rastësishëm edhe mos reagimi i Albin Kurtit (e as ai i subjektit qe ai përfaqëson) , ndaj prononcimit te Grenellit”, thotë ai.
Tutje, ai thotë se Grenell edhe herën e kaluar ka atakuar Kurtin, por ai shton se faktori shqiptar duhet të jetë faktori duhet të jetë i bashkuar që të mund t'i tejkalojë vështirësitë e këtyre kohërave.
“Mos të harrojmë, që Grenell edhe në zgjedhjet para katër vitesh, ka atakuar me gjuhë të drejtpërdrejtë dhe pa ekuivokë Albin Kurtin, ku për pasojë KM iu ngritë pa papritur kuota e animimit. Nëse e vështrojmë nga këndi sociologjik këtë prononcim të adresuar nga Grenell, kuptojmë se edhe në të kaluarën ky lloj "makiavelizmi" digjital, ka "prodhuar" impakte jo vetëm sporadike po edhe të sish të drejtpërdrejta në kulturën po edhe në traditën tonë votuese. Andaj, gjykoj që kushdo që i fiton këto zgjedhje, duhet të ketë parasysh gjithnjë ri konfigurimet e reja gjeopolitike e gjeostrategjike.
Dhe në këtë "odisejad", faktori politik kosovar pa një konsensus nacional, pra, pa një unitet (jo uniformitet!) plural e ka shumë vështirë t'u bëjë ballë sfidave dhe pragmatizmit (ala Trump) në horizont. Vetëm, të bashkuar do të mund t'i tejkalojmë vështirësitë e këtyre kohërave. Bëjë apel publik që i gjithë spektri politik të vë vëmendjen më shumë tek interesat (afatgjata) kombëtare e shtetërore, se sa te ato (afatshkurtra) politike të lidershipit aktual. Sepse, qeveritë dhe KM shkojnë e vijnë, ndërkaq, vendimet gabuara që mund të bëhen për interesa meskine (personale, klanore, partiake e ideologjike) mund të lënë vragë historike në procesin e shtete ndërtimit dhe bashkimit kombëtar...E gjeneratat që vijnë, s'kanë me ia falë as personazheve e as partive, gabimet e sotme”, përfundon ai për “Bota sot”.