Shqipëria e Serbia “bashkojnë forcat” në futboll/ Kjo do të ishte përgjigja më e mirë për Edi Ramën dhe Armand Dukën!

Politika

Shqipëria e Serbia “bashkojnë forcat” në futboll/ Kjo do të ishte përgjigja më e mirë për Edi Ramën dhe Armand Dukën!

Nga: A.SH Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 13:55
Tifozët Kuq e Zi

UEFA ka zyrtarizuar organizimin e Kampionatit Evropian U-21 të vitit 2027 në Shqipëri dhe Serbi.

Ky bashkëpunim mes tyre nuk është se u prit mirë nga akterë të ndryshëm, duke ditur si janë punët mes Kosovës dhe Serbisë. Armnd Duka, kryetar i FSHF, ka thënë se “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit. Ky do të jetë eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë.

Prandaj, ai na jep mundësinë që, me mbështetjen e UEFA-s, të modernizojmë stadiumet dhe infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin. Gjithashtu, ky organizim do të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme për të frymëzuar brezat e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve në të dyja vendet”.

Derisa, tifo-grupi zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë në futboll, "Tifozat Kuq e Zi" ka reaguar ashpër pas këtij vendimi. Në një postim në rrjetet sociale, ky tifo-grup ka shprehur kundërshtimin e tij të fortë ndaj këtij vendim.

“Do t’iu mallkojë historia dhe gjaku i mijëra dëshmorëve të rënë për flamur”.

Ky reagim ka ardhur pas njoftimit të UEFA-s që konfirmoi organizimin e përbashkët të këtij kompeticioni nga dy vendet, Shqipëria dhe Serbia.

Opinionisti shqiptar, Xhevat Mustafa në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se përgjigja më e mirë për këtë çështje do të ishte bojkotimi masiv i këtij kampionati.

“Sikur të kishte në këtë vend, pra në Shqipëri, më shumë shqiptarë se sa enveristo- edramistë, përgjigja më e mirë për Edi Ramën- dhe Armand Dukën do të ishte bojkotimi masiv i këtij kampionati, së pari nga tifozët kuq e zi, duke i lënë stadiumet bosh, edhe sikur të ishin biletat falas!?”, thotë ai për “Bota sot”.

Kurse, gazetari sportiv Dritan Shakohoxha, ka kujtuar vitin 2014 kur në fushë u përleshën serbët me shqiptarë.

Ai ka deklaruar se, serbët ishin përgatitur për luftë, jo për ndeshjen.

“Unë kam qenë atje. Njerëzit nuk e kuptojnë atë që ne ndjejmë në stadium. Pavarësisht gjithçkaje, i futur brenda profesionit tënd. Nuk kam parë ndonjëherë ndonjë gjë si ajo. Ne nuk e dinim se ku shkonte kafshëria e tyre. Ata e dinin, por ne nuk e dinim. Kur kam parë turmat e policëve, ishin si ninxha, zbrit e zbrit. Kam thënë një batutë, kjo më duket si republikat ruse, që i mbushnin stadiumet me policë, se nuk u shkon njeri në stadium. Një nga motivet që ne mezi i morën 3 pikët në KAS, ne nuk kishim eksperiencë në manovrimin e këtyre situatave. Ata zbritën nga tribunat, goditën të gjithë futbollistët. Ata nuk e kishin me ne, kjo nuk ndodhi për shkak të dronit. Aq shumë mori doza agresiviteti, ishte shumë zhurmë. Realisht, këta njerëz kishin ardhur për luftë, jo për ndeshjen”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat