Zgjedhjet e 9 shkurtit në veriun e Kosovës: Përmendën disa taktika që mund t’i përdorë Beogradi

Politika

Zgjedhjet e 9 shkurtit në veriun e Kosovës: Përmendën disa taktika që mund t’i përdorë Beogradi

Albulena Muji Nga Albulena Muji Më 8 shkurt 2025 Në ora: 22:59
Ilustrim

Tashmë pak orë na ndajnë deri në hapjen e vendvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Këto zgjedhje pritet të zhvillohen pa incidente në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit. Megjithatë, ekspertët shprehen se, duke marrë parasysh tensionet dhe historinë e incidenteve gjatë zgjedhjeve të mëparshme, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë ngjarjeje të tillë

Halimi: Përpjekjet e Serbisë për destabilizim në veri nuk ndalen

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Armend Halimi në një bashkëbsiedim për “Bota sot”, është shprehur se se përpjekjet e Serbisë për destabilizim vazhdojnë të jenë të pranishme, kryesisht përmes Listës Serbe.

“Sado që gjendja në veri ka ndryshuar për të mirë, dhe situata atje është nën kontroll më tepër se kurdoherë, megjithatë përpjekjet e Serbisë për destabilizim nuk ndalen dot, e gjithë kjo përmes Listës Serbe, ku taktika e kësaj të fundit ka qenë gjithmonë dhuna dhe presioni mbi popullësinë e atij vendi që të ndjekin diskursin politik të tyre, rrjedhimisht të Beogradit, çka edhe veç u raportua për një rast, ku një qytetar ka raportuar kërcënimin që ka marrë nga një telefonatë për votim të kësaj liste”, është shprehur ai.

Halimi tregon se në çfarë rasti mund të krijohet ndonjë prishje e vendvotimit.

Image
Armend Halimi

Megjithatë, intensiteti i incidenteve natyrisht që rritet me rezultatet që flasim mbi favorizimin e kësaj lëvizjeje, dhe në rast se shohin se nuk shkojnë rezultatet sipas pritjeve të tyre, mund të krijojnë situatë me qëllim që të prishen vendvotimet”, ka thënë ai.

Në fund, ai i ka përmendur edhe përgatitjet e organeve të rendit në ditën e zgjedhjeve. ka theksuar Halimi.

Burjani shpreson për një proces të qetë, po paralajmëron për presion mbi serbët

Kurse, njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani, ka përmendur për “Bota sot” se në zgjedhjet e kaluara ka pasur incidente në veri të Mitrovicës, por theksoi se rendi do të vendoset nga organet përkatëse.

“Në zgjedhjet e mëparshme ka pasur incidente në veri të Mitrovicës, por shpresojmë që nesër nuk do të ketë të tilla. Megjithatë, me praninë e KFOR-it, EULEX-it, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, është e sigurt që ata do të kryejnë punën e tyre dhe do të sigurojnë rendin,” ka vlerësuar ai.

Image
Blerim Burjani

Tutje, Burjani beson se situata do të jetë e qetë dhe nuk do të ketë tensione të rëndësishme në Mitrovicën e Veriut.

“Edhe pse mendoj se nesër situata do të jetë e qetë në Mitrovicën e Veriut dhe nuk besoj se do të ketë tensione, është e natyrshme që serbët atje do të votojnë për partinë e tyre. Nesër duhet të jetë një ditë e qetë, ku qytetarët të votojnë lirisht dhe të mos pengohet asnjë person nga Lista Serpska,” ka deklaruar Burjani.

Leo Duhanaj: Dita e nesërme në Mitrovicë do të jetë festive, pa arsye për brengosje

Në anën tjetër, analisti politik, Leo Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se nuk ka arsye për brengosje lidhur me situatën që mund të ndodhë në Mitrovicën e Veriut ditën e nesërme.

Sipas tij, organet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-i do të kujdesen për sigurinë.

Image
Leo Duhanaj

Nesër pritet të jetë një ditë e mirë, e mbarë, festive, ku në orët e mbrëmjes do të ndodhë ndryshimi në skenën politike të Kosovës, ndryshim i cili tashmë është më se i shumëpritur.

"Nuk besoj që ka ndonjë arsye për brengosje, pasi që mendoj se organet e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe KFOR-i, do të përkujdesen që dita e nesërme të jetë vërtetë ditë festive”, ka theksuar ai.

Po ashtu, ai nuk i ka përjashtuar të gjitha mundësitë, duke e ditur se Serbia është kërcënim i vazhdueshëm për Kosovën.

"Natyrisht që duke pasur një shtet fqinje siç është Serbia, e cila akoma vazhdon të jetë kërcënim për Kosovën, nuk mund të përjashtohen të gjitha mundësitë, megjithatë mendoj se dita e nesërme do të kalojë pa ndonjë ekses”, është shprehur Duhanaj.

Më tej, ai nuk shpreson që do të ketë ndonjë agjendë paralele, pasi preokupimi i subjekteve politike do të duhej të ishte vota elektorale.

"Këtu kemi parasysh se edhe komuniteti serb do të jetë aktiv në votime dhe preokupimi i subjekteve politike do të duhej të ishte vota elektorale dhe nuk besoj që do të kenë ndonjë agjendë paralele.

Gjithsesi uroj që dita e nesërme të jetë e qetë, dhe në fund përmes ndryshimit të nevojshëm të fitoj Kosova!”, ka thënë Duhanaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat