Lëvizja Vetëvendosje sërish doli fituese e zgjedhje të 9 shkurtit 2025.
Partia Demokratike e Kosovës arriti ta zë vendin e dytë e Lidhja Demokratike befasoi në këto zgjedhje.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nxorën Lidhjen Demokratike të tretën.
Pavarësisht tubimeve madhështore dhe takimeve të shumta me qytetarë ajo nuk arriti të shkojë më lart.
Siç duket LDK do të ketë në Kuvend 20 deputetë.
Por, si do të ‘këndellet’ kjo parti, ku duhet të kërkohet ‘fajtori’?
Sadiku: Rezultati zgjedhor i LDK-së është i kënaqshëm, por, jo ai prituri
Analsiti Arbnor Sadiku dështimi e LDK në këto zgjedhjet e bazon te disa arsye që sipas tij rezulton edhe ky rezultat.
Ai thotë se LDK kishte rënie të madhe në vitin 2021, mund ët jetë edhe lideri që është ende I ri dhe jo i mishëruar mirë me strukturën dhe votuesin e LDK-së, etj.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/11/auto_21739272001.jpg)
“Rezultati zgjedhor i LDK-së është i kënaqshëm, por, jo ai prituri, mendoj që llogari LDK-së mund t’i kërkojnë liderit të saj vetëm në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor, arsyet pse ka ardhur të ky rezultat konsideroj se mund të jenë: Rënia e madhe që ka pasur LDK në vitin 2021; Lideri ende i ri dhe jo i mishëruar mirë me strukturën dhe votuesin e LDK-së, si dhe një hakmarrje e disa strukturave të vjetra të LDK-së që kanë qenë të atakuar nga reformat që i ka bërë lideri i LDK-së, z.Lumir Abdixhiku”, deklaron Sadiku.
Maraj: LDK nuk fitoj atë që e priti
Analisti Milazim Maraj thotë se ky ishte rezultatit i “Rrugës së re”, gjë të cilën e sheh si defekt të këtyre zgjedhjeve.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin një pasqyrë ku secili mund ta sheh vetën. LDK pat pak rritje por nuk ishin ato që pritej. Ndoshta këtë ngritje e ka bërë lista me kandidatët që i kishte shumë të mirë, përndryshe do të ishte akoma më e vogël. Ku ishte defekti?
A është ky rezultati i “Rrugës se re” po pa dyshim po. Tani përfoljet se do të duhej të jep dorëheqje kryetari Dr. Lumir Abdigjiku, kryesia etj janë fjalë kot, kjo nuk është zgjedhja, që do të rregullon çdo gjë”, thotë ai.
Por, ai përmend edhe gabime tjera të LDK-së, që u ndëshkua edhe në këto zgjedhje nga votuesi, e ndër to ai përmend: centralizimi i LDK, zgjedhjet u bënë me aklamacion dhe duartrokitje dhe nuk ishin demokratike, ku sipas Marajt nga këto gabime u dëmtua pa mëshirë dhe nevojë personaliteti i individit dhe futi rivalitetin brenda partisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/11/auto_11739272002.png)
“Gabimet e LDK që nga ikja në amshim e Presidentit Rugova janë një varg i gjatë dhe i vazhdueshëm, që po e përcjell partinë më të admirueshme të shqiptarëve në Kosovë dhe jo vetëm. Centralizimi i LDK ishte një nga faktorët që shkurtoi shumë rrjetin aktiv të funksionimit të LDK dhe ra shumë në numër. Zgjedhjet në parti nuk ishin më demokratike. Kjo filloj nga kuvendi i parë i LDK pas ikjes në amshim të Presidentit Rugova. Zgjedhjet u bënë jo me votën e lirë por me aklamacion dhe duartrokitje. Ishte një gabim, veprimi jo demokratik. Nga kjo dolën etiketa për të zgjedhurit, që duhej të priteshin. Kush kenë e solli, kush është nxënës i kujt, kush është rob i kujt etj”.
“Pra, kështu u dëmtua pa mëshirë dhe nevojë personaliteti i individit dhe futi rivalitetin brenda partisë. Kështu u dëmtua dhe v`azhdoj të dëmtohet në vazhdimësi deri sot. Kauza për zgjedhje nuk kishte brenda zgjidhjen problemet kryesore që i ka vendi. Si për shembull, dialogu më Serbinë, çështjen e shqiptarëve në Preshevë Bujanoc e Medvegjë, pabarazinë e shqiptarëve në Maqedoni, Anëtarësimin në KE, BE NATO, nuk sollën të dhëna bindëse për realizimin e këtyre premtimeve. Kjo dëmtojë shumë procesin zgjedhor. Dalja para votuesve në vetën e parë, me gjuhën e trupit që prezanton diktatorin, me zërin e lartë pompoz dhe fjalët boshe në vend të prezantimit të programit që më të vërtetë ishte shumë i mirë, por mjaftë i vonuar dhe i pa sqaruar dhe zbërthyer para elektoratit sa duhej. Në vend të tyre sirena shurdhuese dhe duartrokitje. E tërë kjo që u tha tregonte se nuk ishte më synimi i prurjes së vlerave në parti dhe shtet për udhëheqje të mirë; por një lavdërim pompoz për vete, që indinjonte masën dhe që solli këtë rezultat”, shpejton ai.
Në fund, ai potencon faktin LDK duhet të fillojë me zgjedhjet demokratike nga baza, me vota të lira, me informime të rregullta te qarta.
“Andaj LDK do të duhej që pa humbur kohë të fillojë me zgjedhjet demokratike nga baza, që do të behën me votën e fshehtë që do të thotë me votën e lirë. Të zgjidhët KP i LDK me vota plotësisht të lira që do të krijojnë një atmosferë demokratike për respekt dhe bashkëpunim. Të zgjidhën kuvendet dhe kryesitë nga baza dhe deri në Kryesinë qendrore të LDK. Të fillojnë me informime të rregullta te çarta. Të marrin informata nga terreni dhe të i përpunojnë në favor të vendit dhe LDK të japin udhëzime dhe sugjerime. Zyra e informimit të LDK të jetë funksionale, aktive në informimin e anëtarësisë së LDK në terë vendin më kohë. Kështu do të mbajmë të armatosur me informata të shpejta, të sakta dhe përmbajtësore kombin tonë politik. Kështu u përballojmë sfidave që sjell politike në Gadishullin tonë Ilirik dhe Gjeopolitike në Botë”, përfundon Maraj për “Bota sot”.