Burjani: Kërcënimet e sigurisë në Kosovë nga grupi terrorist serb

Politika

Burjani: Kërcënimet e sigurisë në Kosovë nga grupi terrorist serb

Nga: A.M. Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 23:02
Blerim Burjani

Analisiti Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar situatën e sigurisë në Kosovë duke theksuar se ka një rrezik të vazhdueshëm nga dy grupe serbe në veri të Kosovës që shpallen si grupe terroriste.     

“Se pari, duhet të shpjegohet cilat janë ato grupe dhe ku ndodhen. Deklarata është abstrakte; ai mund të ketë pasur në mendje dy organizata serbe në veri që shpallen si grupe terroriste”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Burjanika përmendur edhe ekstremizmin fetar si një kërcënim tjetër për sigurinë e Kosovës

“Kosova ka gjithashtu probleme me ekstremizmin fetar, prandaj ka edhe faktorë të tjerë që veprojnë në vend dhe paraqesin rrezik për shtetin. Organet e rendit janë të informuara mbi këto çështje”, ka thënë ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat