“Gabimi ishte te...”, analisti “zbulon” kush ishte në luftë me Kurtin- Ja koalicioni i mundshëm

Politika

“Gabimi ishte te...”, analisti “zbulon” kush ishte në luftë me Kurtin- Ja koalicioni i mundshëm

Nga: N.E Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 20:32
Albin Kurti

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën që lëmë pas, tashmë po shkojnë drejt numërimit përfundimtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar sërish se pse nuk janë shfaqur rezultatet preliminare nga 100% e vendvotimeve.

“Në platformën elektronike të rezultateve preliminare janë përditësuar të dhënat për 99.72% apo 2,526 vendvotime nga 2,533 vendvotime. Pra, kanë mbetur pa u procesuar vetëm të dhënat nga 7 vendvotime. Kjo gjë do të bëhet pasi të hapen për numërim kutitë e votimit në të cilat ndodhen formularët e rezultateve të subjekteve politike", thonë nga KQZ-ja.

Sipas KQZ-së, angazhimi i KQZ-së është i përqendruar në shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, por gjithashtu do të përditësohen edhe të dhënat nga rezultatet preliminare për subjektet politike nga të gjitha vendvotimet.

Gjersa, po vazhdon numërimi i votave të deputetëve, numërim ky që mund të zgjat deri në dy javë.

Kështu ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili shtoi se në të njëjtën periudhë kohore do të bëhet edhe vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora.

KQZ në mbledhjen e radhës njoftoi për anulimin e 529 zarfeve me fletëvotime nga diaspora për shkak të parregullsive. Ndërkaq, u theksua se numërimi i votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit ka nisur në 18 komuna, ndërkaq në tetë të tjera do të nisë sot.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se meqenëse s’ka nisur me kohë numërimi në të gjitha qendrat komunale ky proces pritet të përmbyllet brenda dhjetë dite apo maksimumi dy javë.

“Meqenëse nuk kemi filluar në të gjitha qendra komunale të numërimit dhe me pa edhe atje si po shkon procesi nuk kemi bërë një vlerësim sesa do të zgjatet i tërë procesi për t’u përmbyllur numërimi. Por e përafërt do të jenë diku dhjetë ditë deri në dy javë po besoj”, ka thënë ai.

Deri në përfundim të procesit të numërimit, një gjë është e sigurtë që Lëvzija Vetëvendosje ka dalë e para dhe kësisoj i takon edhe e drejta për formimin e qeverisë, mirëpo jo e vetme.

Analisti Zejnullah Jakupi, thotë se opozita dhe mediat ishin në “luftë” kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë Kurti III.

Sipas tij, qeverisja Kurti ishte vazhdimisht në shënjestër të mediave.

“Siç e thash opozita dhe media ishin në këtë „luftë“ kundër Albin Kurtit dhe Qeverisë Kurti III. Kjo fushatë kishte filluar qysh me fillimit e sulmit rus mbi Ukrainë kur filloi kriza e gjithmbarshme dhe rritja e çmimeve e cial u bë në gjithë Evropën dhe jo vetëm ne Kosovë, por kjo u interpretonte se pr ngritjen e çmimeve fajtor ishte Albin Kurti si njëri i një politike të majt dhe se duke e akuzuar më pas edhe me mosdije dhe sjellje izolacioniste ndaj partnerëve ndërkombëtar, provokimin e situatës në veri dhe me këtë Albin Kurti dhe qeveria Kurti ishte vazhdimisht ne shënjestër të mediave e ndaj tyre Albin Kurti ua kthente me të njëjtën monedhë dhe në fakt këtu u bë edhe një gabim i madh sepse siç dihet çdo kush që fillon luftën me mediet e ka gati betejën e humbur”, shprehet Jakupi.

Image
Analisti Zejnullah Jakupi

Kurti i shpalli armiq mediet, sipas Jakupit, dhe kësisoj rrezikoi.

“Gabimi për të cilën kam folur ka qenë se qeveria Kuri i shpalli armiq mediet, shumicën prej tyre, nuk shkonte në debate dhe nuk dërgonte rregullisht përfaqësues në media për të treguar versionin qeveritar de natyrisht për t´ju përgjigjur medieve. Madje jo se nuk i mbështeti me reklamat qeveritare siç i bënin në të kaluarën qeveritë tjera qeveria Kurti i dali të gjitha këto burime të shpalljeve dhe me ketë rrezikoi edhe përkrahjen që mediet t´i ketë në anën e qeverisë dhe po ta kishte bërë këtë kurrë nuk do e kishte gjithë atë kundërshtim që e pati nga mediet të cilat në fakt e fituan luftën kundër tij dhe shumë më e bëri dhe do kish mundur ta bënte opozita pa mediet”, shton analisti.

Ai parasheh një koalicion LVV- LDK dhe sipas tij përmes këtij koalicioni mund të thuhet një larje e borxhit.

Por, edhe përfshirja e PDK-së, sipas Jakupit, do t’i zbuste polarizimet.

“ Natyrisht LVV dhe koalicioni ju dashtë një strategji në këtë drejtim, sikur nuk kishin ekspert të kësaj fushe dhe për këtë edhe u ndëshkuan në zgjedhje. Natyrisht në këto zgjedhje pati ndikim edhe ashpërsimi i fushatës me fjalor provokues dhe shpesh edhe linçues dhe nxitës kundër gjithë atyre që nuk janë me LVV, GUXO dhe Alternativa. Kjo e krijoj efektin e topit, të kundërpërgjigjes e kjo pastaj u përkthye në vota.

Nëse LVV nuk mund ta bëjë qeverinë, atëherë një koalicion mes LVV dhe Guxo dhe Alternativa plus LDK. Kjo ndihmon edhe në zgjedhjen e presidentit pas vitit 2026. Gjithashtu ky koalicion me LDK-në mund të thuhet si një larje e borxhit, sepse dihet se pa mbështetjen e LDK-së as do mund të krijohej qeveria Kurti II. Përfshirja e LDK-së apo e PDK-së në qeverinë Kurti III do i zbuste edhe polarizimet në politikë dhe në shoqëri”, përfundon Jakupi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat