Profesori i Universitetit Johns Hopkins dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer, ka ngritur shqetësime mbi ndryshimet që administrata Trump po planifikon në politikën e jashtme, veçanërisht në raport me Ukrainën dhe Evropën.
Pete Hegseth, Sekretar amerikan i Mbrojtjes, njoftoi të mërkurën një ndryshim të madh në politikën e SHBA-së ndaj Ukrainës, duke propozuar:
Përfundimin e mbështetjes së Uashingtonit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO;
Braktisjen e objektivit të Kievit për të rimarrë territoret e saj sovrane;
Reduktimin drastik të ndihmës amerikane për Ukrainën;
Përjashtimin e trupave amerikane nga çdo mision paqeruajtës pas luftës;
Kërkesën që Evropa të marrë përsipër çdo mision të tillë pa garancinë e Nenit 5 të NATO-s.
Serëer vlerëson se ky ndryshim do t’i jepte Rusisë gjithçka që kërkon, përveç kontrollit të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm mbi qeverinë në Kiev.
Sipas tij, kjo nuk është “paqe përmes forcës”, siç pretendon Hegseth, por një dorëzim ndaj interesave ruse.
Ai paralajmëron se një Ukrainë e braktisur nga SHBA mund të detyrohet të kërkojë armë bërthamore për mbijetesë, një skenar që Rusia nuk do ta lejonte.
Për më tepër, sipas tij, një tërheqje e tillë do të rrezikonte stabilitetin në Ballkan, duke inkurajuar Serbinë të ndërmarrë hapa për të zgjeruar kontrollin e saj mbi territore në Bosnjë dhe Kosovë.
Ndërsa, analisti Muhamet Kelmendi, kërkon që Kosova të përgatitet për luftë.
Sipas tij, Kosova duhet të armatoset më shumë dhe me armë adekuate për mbrojtjen e territorit të vet nga Serbia
“Kosova kërkohet të përgatitet për luftë! Qëndrimet e SHBA-së me Presidentin e ri z. D. Trump janë të rrezikshme për paqen në përgjithësi. Sidomos tash kur kemi një diskutim në mes z.Trump dhe Presidentit të Rusisë Putin për gjendjen në Ukrainë. Ministri i Mbrojtes së SHBA-ve tha në Bruksel: " Duhet të jemi të qartë. Nuk kthehet kufiri i Ukrainës që ishte në vitin 2014. Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO. Evropa kërkohet të ketë aftësi që vetë të mbrohet. SHBA nuk e ka prioritet më Evropën". Deklarata e tillë nga MB i SHBA-ve tregon se çdo shtet në Evropë të merre sigurinë e vetvetes. Mos të pritet nga SHBA asnjë ndihmë. Edhe në Ballkan kjo ka reflektim. Kosova mbetet çështje evropiane. Me këtë i takon Kosovës të armatoset më shumë dhe me armë adekuate për mbrojtjen e territorit të vet nga Serbia Z. Server u shpreh: " I takon Kosovës dhe Bosniës e Hercegovinës të përgatiten ushtarakisht për të mbrojtur territorin e vet nga Serbia".”, shprehet Kelmendi.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/15/auto_muhamet_keljmendi1739610138.jpg)
Pranimi i territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainë, sipas Kelmendit, është fakt që tregon se forca po e bënë politikën.
Andaj, ai kërkon që shteti i Kosovës urgjentisht të punojë në tri gjëra.
“Kjo është thirrje e qartë. Z Server ka të dhëna se SHBA do të tërhiqet nga Evropa apo se do të pakësojë forcën e vet ushtarake në Evropë dhe këtu mendohet se do të tërhiqet edhe nga Kosova. Ky veprim i SHBA-ve do të shkojë favor të shtetit serb. Serbia do të bëjë agresion ushtarak kundër Bosnjës dhe Kosovës. Për këtë z.Server po kërkon që Kosova të armatoset dhe të përgatitet për agresionin ushtarak serb. Duket se SHBA po shkon në rrugën e afrimit të Rusisë, duke lënë evropianët anash, në llogari të interesave të Moskës. Pranimi i territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainë është fakt që tregon se forca po e bënë politikën. Me forcë po fitohen edhe territoret dhe këtu nuk ka dyshim se Serbia do të shkojë në rrugën e forcës. Kosova qëndron në vijën e parë të agresionit imperialistoracist serb. Shteti i Kosovës kërkohet që urgjentisht të punojë: 1. Në rritjen e numrit dhe në përgatitjen e ushtarëve të FSK-së. 2. Të rritë numrin e policisë në tërësi dhe asaj speciale sidomos. 3. Të pajiset me armë duke blerë kudo ku ka mundësi. Vetëm me armë dhe me forcë të duhur ushtarake e policore mund të mbrohemi nga shteti serb. Serbia do të bëjë agresion ushtarak. Këtë forcë ushtarake serbe duhet thyer në kurriz”, përfundon analisti.