‘Ndërhyrja’ e Grenellit në zgjedhjet e 9 shkurtit, analistët zbardhin prapaskenat: Bashkëpunoi me opozitën!

Politika

‘Ndërhyrja’ e Grenellit në zgjedhjet e 9 shkurtit, analistët zbardhin prapaskenat: Bashkëpunoi me opozitën!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 15 shkurt 2025 Në ora: 11:59
Grenell, Kurti - foto ilustrim

Zgjedhjet në Kosovë përfunduan. Deri tani, nuk ka rezultat final, por që Lëvizja Vetëvendosje është bindshëm në vendin e parë, PDK në vend të dytë, pastaj LDK-ja, AAK-NISMA, e tëtjera me radhë.

Por, para mbajtjes së zgjedhje kishte ‘thirrje që mbase mos të votohet për Albin Kurtin’ dhe këtë e vërtetoi edhe Komisionerja e BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau.

Ajo, madje kritkoi emisarin amerikan Richard Grenell, për deklarimet e tij gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

Grenell pati shkruar se “Retorika e Kurtit duke pretenduar se është afër SHBA-së, është plotësisht e rreme”. “Mos u mashtroni”, kishte thënë ai.

Kurse, Loiseau i cilësoi këto deklarata jo vetëm si ndërhyrje por edhe “shokuese”.

Zogiani: Nuk kam mendim

Avni Zogiani, njohësi i politikës, thotë se nuk do të komentojë deklarimet dhe se nuk ka mendim për këtë.

“Këto janë mendime të tyre une nuk është se kam ndonjë mendim për Grenellin, ai është një drejtor i një muzeu të respektuar, përkatësisht Kennedy Centre, dhe i uroj punë të mbarë!”

Ahmeti: Kjo ka qenë ndërhyrje e precedant e një emisari amerikan në zgjedhje të cilat duhet të ishin fer, të lira e demokratike

Image
Hidajet Ahmeti

Analisti Hidajet Ahmeti, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se këtë nuk e ka bërë Grenelli vet, por në bashkëpunim me opozitën, e që ka qenë strategji e gabuar.

“Deklaratat e emisarit amerikan, zoti Grenell kanë qenë të orkestrurara dhe mirëmenduara për të dëmtuar zoti Kurtin në zgjedhjet nacionale. Mendoj se ky orkestrim nuk është shpikur nga vet Grenelli, por në bashkëpunim me partitë opozitare, duke u munduar që në opinionin publik të shpërfaqin një opinion të shtrembëruar se "Amerika është kundër Albin Kuritit dhe politikave të qeverisë". Gjykoj se ka qenë një strategji e gabuar, e cila përveç se nuk ju ka sjellur vota partive opozitare, por ju është kthyer boomerang”.

Tutje, deklaron se kjo ka qenë ndërhyrje e precedent në zgjedhje, e që ato zgjedhje duhej të ishin fern ë një vend demokratik.

“Kjo ka qenë ndërhyrje e precedant e një emisari amerikan në zgjedhje të cilat duhet të ishin fer, të lira e demokratike. Por, mbi të gjitha kjo logjikë e përdorur apo më mirë me thënë e keqpërdorur ka dëshmuar se është e gabuar dhe nuk i sjellë vota asnjë partie nga të cilat pretendohet se është orkestruar”, përfundon ai.

Burjani: Ndërhyrje ishte, natyrisht në prag të zgjedhjve kur të flitet për Kurtin apo cilën do parti tjetër nga një shtet tjetër cilësohet si përpjekje për ndikim

Image
Blerim Burjani

Njohësi i politikës, Blerim Burjani, ka thënë se kjo është përgjegjësi e Grenellit dhe se kjo duket më shumë ndërpersonale sese mes dy shteteve.

“Kjo është përgjëgjësi e Grenell, ai i përgjigjet Sekretarit Amerikan dhe Trump, deklarata të tilla ma shumë ngjajnë si ndërpersonale se sa në mes dy shteteve, pasi shtetet kanë gjuhë diplomatike dhe sjellje të matura publike dhe vendimet nxjerren duke pas parasysh mbledhjen e fakteve politike, por Trump është i njejtë si Grenell, flet dhe nxjerr vendime pastaj i bjen pishman, flet fjalë të mëdha Trump thoshte që 24 orë e zgjedh problemin e Ukrainës, pastaj çështja e tarifave sanksionuese që i përmend, evropianëve , e kështu me radhë”, shprehet ai.

Më tej, ai thotë se deklarimet e Grenellit ishin ndërhyrje, duke shtuar se “në prag të zgjedhjve kur të flitet për Kurtin apo cilën do parti tjetër nga një shtet tjetër cilësohet si përpjekje për ndikim”.

“Deklarimet para zgjedhjeve për Kurtin ishin të ashpra, edhe pse të gjithë e dinë se Kurti nuk i ka punët mirë me askënd as me BE e as me rajonin, po tash marrja me Kurtin si njeri pa busullë korrekte të sjelljes udhëton me anije personale në një ishull ku është vetëm ai, mbetet i vetëm.

Ndërhyrje ishte, natyrisht në prag të zgjedhjve kur të flitet për Kurtin apo cilën do parti tjetër nga një shtet tjetër cilësohet si përpjekje për ndikim.

BE është shumë e ndjeshme në këtë temë, dhe këtë nuk e bën asnjëherë në asnjë shtet për shkak të frymës së unitetit funksional.

Pra, BE është mekanizëm funksional konsensusal, SHBA vepron solo në politikën ndërkombëtare, Trump ka çelë aq shumë tema sa që vështirë e ka edhe me kuptu çka po do në fund të kësaj apo qysh do t’ia dalë”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat