Deklarimet e Trumpit të rrezikshme për paqen/ Alarmon profesori: Kosova të armatoset urgjentisht!

Politika

Deklarimet e Trumpit të rrezikshme për paqen/ Alarmon profesori: Kosova të armatoset urgjentisht!

Nga: A.SH Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 15:58
Kurti dhe Vuçiq, foto ilustrim

Profesori Muhamet Kelmendi ka komentuar deklratat e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sipas tij, deklarimet e Trumit janë të rrezikshme për paqen.

Ai thotë se edhe Kosova si çdo vend i BE-së, duhet të armatohset e mos të presë nga SHBA.

“Qëndrimet e SHBA-së me Presidentin e ri z. D. Trump janë të rrezikshme për paqen në përgjithësi.

Sidomos tash kur kemi një diskutim në mes z.Tromp dhe Presidentit të Rusisë Putin për gjendjen në Ukrainë.

Ministri i Mbrojtes së SHBA-ve tha në Bruksel: "Duhet të jemi të qartë. Nuk kthehet kufiri i Ukrainës që ishte në vitin 2014. Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO. Evropa kërkohet të ketë aftësi që vetë të mbrohet. SHBA nuk e ka prioritet më Evropën".

Deklarara e tillë nga MB i SHBA-ve tregon se çdo shtet në Evropë të marrë sigurinë e vetvetes. Mos të pritet nga SHBA asnjë ndihmë. Edhe në Ballkan kjo ka reflektim. Kosova mbetet çështje evropiane. Me këtë i takon Kosovës të armatoset më shumë dhe me armë adekuate për mbrojtjen e territorit të vetë nga Serbia.

Z. Server u shpreh: "I takon Kosovës dhe Bosnjes e Hercegovinës të përgatiten ushtarakisht për të mbrojtur territorin e vetë nga Serbia".

Kjo është thirrje e qartë.

Z Server ka të dhëna se SHBA do të tërhiqet nga Evropa apo se do të pakësoj forcën e vet ushtarake në Evropë dhe këtu mendohet se do të tërhiqet edhe nga Kosova”, shprehet profesori.

Kelmendi gjithashtu thekson se nëse të gjitha shtetet duhet të blejnë aramtim vet atëherë ky veprim i shkon në favor Serbisë, duke shtuar se rrethanat po e bëjnë që politika të bëhet me forcë.

“Ky veprim i SHBA-ve do të shkojë në favor të shtetit serb. Serbia do të bëjë agresion ushtarak kundër Bosnjës dhe Kosovës.

Për këtë z.Server po kërkon që Kosova të armatoset dhe të përgatitet për agresionin ushtarak serb.

Duket se SHBA po shkon në rrugën e afrimit të Rusisë, duke lënë evropianët anash, në llogari të interesave të Moskës.

Pranimi i territoreve të pushtuara nga Rusia në Ukrainë është fakt që tregon se forca po e bënë politikën. Me forcë po fitohen edhe territoret dhe këtu nuk ka dyshim se Serbia do të shkon në rrugën e forcës.

Kosova qëndron në vijën e parë të agresionit imperialistoracist serb.

Shteti i Kosovës kërkohet që urgjentisht të punojë:

1. Në rritjen e numrit dhe në përgatitjen e ushtarëve të FSK-së.

2. Të rritet numri i policisë, në tërësi, dhe asaj speciale, në veçanti.

3. Të pajisen këto forca me armë adekuate duke blerë kudo ku ka mundësi dhe

4. Të përgatitet terreni për bashkim kombëtar.

Vetëm me armë dhe me forcë të duhur ushtarake e policore mund të mbrohet Kosova nga shteti serb.

Serbia do të bëjë agresion ushtarak kundër Kosovës.

Këtë forcë ushtarake serbe duhet thyer në kurriz”, përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat