Zgjedhjet e 9 shkurtit, avokati nuk e përjashton bllokadën institucionale – tregon ‘problemin kryesor’!

Politika

Zgjedhjet e 9 shkurtit, avokati nuk e përjashton bllokadën institucionale – tregon ‘problemin kryesor’!

Nga: A.M. Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 18:02
Një fletëvotim gjatë procesit të numërimit të votave në një nga qendrat e numërimit në Prishtinë.

Me mbi 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti prin me rreth 40 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 22%, Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 17% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Nisma me rreth 7%.

Për formimin e qeverisë së re, partia fituese duhet t’i ketë 61 deputetë, e që aktualisht asnjëra nuk i ka.

Derisa ende po vazhdon numërimi i votave, po përflitet për mundësinë se vendi mund të rrëshqasë drejt krizës institucionale, kjo për shkak se partitë politike nuk po shprehen të gatshme për koalicione

Kjo krizë bën që institucionet e shtetit të mos funksionojnë normalisht dhe të mos arrijnë t’i përmbushin detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

Avokati Arbër Jashari në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli mbi bllokadën që i pret institucionet e vendit.

Image
Avokati Arbër Jashari

E po ashtu, tha se problemi kryesor është nëse LVV nuk arrin të bëj koalicion.

“Druaj se mund të përballemi me një bllokadë institucionale, veçanërisht në procesin e konstituimit të Kuvendit. Problemi kryesor mund të lindë nëse partia fituese, Vetëvendosje, nuk arrin të formojë një koalicion”.

Krahas kësaj, avokati tregoi se si është e rregulluar me Kushtetutë fomimi i qeverisë.

“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit i takon partisë apo koalicionit më të madh që ka fituar zgjedhjet. Megjithatë, nëse ata nuk e propozojnë një kandidat, mund të krijohet një situatë juridike e cila do të komplikonte më tej formimin e institucioneve”, përfundoi Arbër Jashari për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat