Pavarësia e Kosovës, jetësimi i ëndrrës: Çfarë iu mbetet brezave të ardhshëm të bëjnë për Kosovën dhe Shqipërinë?

Politika

Pavarësia e Kosovës, jetësimi i ëndrrës: Çfarë iu mbetet brezave të ardhshëm të bëjnë për Kosovën dhe Shqipërinë?

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 shkurt 2025 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Më 17 shkurt 2008, u jetësua ëndëra shekullore e shqiptarëve.

Kjo ditë, që shënon Pavarësin e Kosovës vlerësohet si një nga ngjarjet më historike të popullit shqiptar.

Pavarësia e Kosovës do të kujtohet si një arritje e jashtëzakonshme për kombin shqiptar, sidomos për ata që kontribuan dhe sakrifikuan edhe jetën e tyre për të ardhur deri në këtë ditë.

Hasani: 17 Shkurti, një datë historike që nderon të gjithë ata që dhanë kontribut për shtetin shqiptar

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, në një prononcim për ‘Bota sot’, e ka quajtur 17 shkurtin si një datë historike.

“Ne sot jemi në fillim festën e pavarësisë së Kosovës të shpallur me 17 shkurt 2008, për mua kjo datë ka peshën historike të popullit shqiptar në Kosovë, sepse me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimin e vendit me 12 qershor 1999, ku nga Kosova u tërhoq Serbia okupuese për njëqindtë vjet të pushtuar Kosovën nga 1912-ta me forcën e djemeve e vajzave tona të UÇK-së dhe ndihmën e e NATO-s”, ka thënë ai.

Më tej, Hasani ka folur për ëndrrën e një shteti shqiptar dhe kush mund ta realizojë atë në të ardhmen.

“Unë këtë datë të ditës së shpalljes së Pavarësisë e kuptoj dhe e ndjej si një datë ku ne si Kosovë jem shtet i pavarur dhe i së drejtës ndërkombetare konkuruese me shtete të tjera. Ëndërra për të qenë të bashkuar në një shtet ju la brezave që po vijnë në rrethana të reja ndërkombëtare dy shtete nje komb në të ardhemn një shtet një komb. Por, kjo datë tregon unifikimin e popullit në ngritjen e vetëdijës kombëtare në mbrojtjen e interesit kombëtar si shtet e si komb”, është shprehur ai.

Sipas ish-diplomatit, në këtë ditë duhet nderuar të gjithë ata që sado pak dhanë kontributin për këtë ditë.

Image
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani

“Pavarësia e Kosovës në këtë ditë më 17 shkurt ka mbledhë gjithë historinë e popullit Shqiptarë në Kosovë duke permbyllur një shekull vuatje e sakrifica mbinjërezore, në fund shekullin e 20 me fitoren me shpalljen e Pavarësisë. Në këtë ditë duhet nderuar secilin kudo e nga që është që sado pak ka bërë e ka dhënë për këtë ditë të shenjtë të Kombit Shqiptar. Urime 17 Shkurti dita e Pavarësisë së Kosovës gjithë Shqiptarëve kudo që janë!”, ka deklaruar Hasani.

17 Shkurti, përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, rëndësia dhe vlerat historike

Në anën tjetër, opinionisti Dedë Preqi, në një bashkëbisedim për ‘Bota sot’, ka folur për rezistencën e kombit shqiptar, ndonëse ka përjetuar shumë tragjedi.

“Në gjitha analet e saj edhe historia e vërtetë e thotë dhe e shkruan se shqiptarët gjithmonë ishin në shërbim të paqës dhe stabilitetit rajonal dhe në fqinjësi të mirë me fqinjët e tyre. Ata bëjnë përpjekje gjithherë të mbrohen nga hordhitë e ndryeshme barbare dhe bëjnë përpjekje që të përcaktojnë fatin e tyre për të qenë të lirë dhe të pavarur në trojet e veta.

Kush nuk e thotë nuk është real, se populli shqiptar nuk përjetoi tragjedi të mëdha dhe të mundimshme gjatë historisë së vet nga okupuesit e huaj, por asnjëherë nuk u dorëzue duke e mbajtë gjallë frymën kombëtare, ndoshta si asnjë popull tjetër, duke bërë rezistenca të pa mohueshme, dhe duke mos u ndalur asnjë herë edhe pse kishte përkrahje të mangëta nga fuqitë e mëdha të asaj kohe.

Vetëm rezistenca 25-vjeçare e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, ishte shembulli që mbajti gjallë me shekuj idenë dhe heroizmin kombëtar edhe pse në kushte të vështira e kundërshtuese e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë me 1912, duke ruajtur bërthamën e vet etnike, e cunguar me një masë të madhe teritoresh, prap se prap me përkrahjen e SHBA-së dhe Evropës, Shqipëria në shekullin e 21, u bë anëtare e NATO-s, dhe së shpejti do bëhët anëtare e Bashkimit Evropian.

Shqipëria dhe Kosova e kishin të njëjtin fat nën regjimin komunist, ku edhe sot ka mbeturina të asaj kohe, në dy anët kombëtare që orvatën të dominojnë dhe të trazojnë demokracinë e këtyre dy vendeve të pavarura dhe demokratike”, ka vlerësuar ai.

Ditëlindja e pavarësisë së Kosovës

Image
Dedë Preqi

Më tej, Preqi ka deklaruar se shpallja e Pavarësisë ishte vullneti i kahershëm i qytetarëve të Kosovës, duke e quajtur një ndër ngjarjet më të mëdha të shekullit XXI.

“17 Shkurti 2008, do të shpallej dita kur u plotësua liria kombëtare shqiptare së paku 130 vjeçare, shkëputja nga sundimi i egër dhe barbar serbo-sllav. Në këtë ditë ndodhi Pavarësia e Kosovës, krijimi i shtetit më të ri në botë, që tani këto ditë kjo datë shënon thëmelet e përjetësisë të shtetësisë së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran.

Ky akt i pamohueshëm ishte vullneti i kahershëm i qytetarëve të saj, që pas pritjeve shumëvjeqare dhe sakrificave të mëdha, shqiptarët realizuan aspiratat e veta të lirisë, demokracisë dhe shtetit të pavarur, që do të shënonte ngjarjen më të madhe të shekullit –XXI-, e cila ngjarje trokiti në çdo derë dhe zemër shqiptare ku gjendeshin shqiptarët, që do festohet me krenari kombëtare.

Historija shqiptare nuk fillon me 1912-të, dhe nuk mbaron me 17 shkurt 2008-të, por këto dy data historike tregojnë ngjarjet më të mëdha të kombit tone, të cilat na identifikojnë si dy shtete shqiptare demokratike dhe sovrane, si dy data që tregojnë kulmin e arritjeve të mijërave jete njerëzish që luftuan dhe u sakrifikuan për liri dhe pavarësi të vendit të vet”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe sot e kësaj dite ka shqiptarë që vuajnë për mungesën e shtetit amë

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, do të ishte një përmirësim i padrejtësive historike të bëra ndajë shqiptarëve nga fuqitë e mëdha të kohës, dhe ishte ngjarja më e madhe në historinë e popujve të ballkanit. Por me ndryshimin e rrethanave historike, fuqitë e mëdha e kuptuan faktorin shqiptar dhe në Ballkan, ku nuk do të kishte qetësi e stabilitet pa zgjedhjen e problemit të Kosovës.

E dhe faqet e historisë shqiptare për pavarësi ishin shumë të dhimbshme, pasi edhe sot e kësaj dite ka shqiptarë që vuajnë për mungesën e shtetit amë, vuajnë për faktin se janë të ndarë dhunshëm nga trojet e veta etnike, sikur që janë Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja, nën Serbi.

Festat e pavarësisë shqiptare janë simbolet e popullit dhe lirisë së tyre, të cilat japin shpresa për ditë më të mira dhe krijojnë stabilitet në vend dhe rajon, ku edhe shqiptarët gjithmonë kishin një ëndërr të përbashkët për liri dhe pavarësi, ëndërr e cila u arritë me gjakun e bijëve dhe bijave të kombit, të cilët u bënë kurban në themelet e shtetit të vet”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka treguar se për çfarë arsyeje dhe kundër kujt duhet të angazhohen shqiptarët.

“Në kuadër të integrimëve evropiane, shqiptarët përbëjnë një kombe dhe në Evropën e bashkuar shkojnë si dy shtete shqiptare të pavarura, edhe pse çështja shqiptare gjithherë u shqyrtua si një çështje e veçantë dhe e ndërlikuar në krahasim me kombet dhe vendet tjera të botës, por sikur tani kohët ndryshuan dhe shqiptarët po ndryshojnë në vend të ëndërrave të shohin realitetin e tyre

Edhe pse të lënë anash, por shqiptarët do të ishin të përkushtuar ti bashkohen Evropës, dhe asnjëherë nuk ishin kundërshtarë të saj dhe as miqve të tjerë, që duhet të angazhohen më shumë kundër mbeturinave politike majtiste, që sot haptas mbrojnë Rezulutën 1244, e cila bie në kundërshtim me Pavarësinë e Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Gjithashtu, Preqi e ka nderuar figurën e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, duke treguar se çfarë ishte tentuar të bëhej në sallën e shpalljes së Pavarësisë.

“Kosova dhe shqiptarët e Kosovës nuk e harrojnë edhe strategun e tyre dhe ideatorin e madh të Pavarsisë së Kosovës z. Ibrahim Rugova, i cili ishte dhe arkitekti i saj, dhe nuk harrohen edhe ato momente me ata njerëz, të cilët u përpjekën në ditën më të rëndësishme, që ta menjanojnë figurën e Rugovës, nga salla e shpalljes së Pavarësisë.

Ata nuk ishin gjë tjetër vetëm frikacakë dhe egoistë, që fshihen edhe sot pas hijes së Rugovës, dhe janë persona pa përsonalitet, sepse filozofija e Rugovës dhe vizioni i Tij për Kosovën, nuk qëndron në fotografi, por në personalitetin e tij të madh në historinë kombëtare, duke mbetë përjetë i pa vdekshëm për kombin tone”, ka thënë ai

Po ashtu, Preqi ka folur edhe për miqtë e Kosovës, duke përmendur të mirat që i bënën ata për shqiptarët dhe Kosovën.

“Shqiptarët dhe shteti i Kosovës, duhet domosdo të mos i harrojë për jetë dhe mot miqtë e vet të shqiptarëve në krye me SHBA-të, dhe aleatët e këtij vendi mik të përjetshëm, të cilët ishin nyjet kryesore të forcave të NATO-s, që e dëbuan agresorin serb nga Kosova.

Rruga deri te ky qëllim për pavarësinë e shtetit të Kosovës, ka qenë shumë e mundimshme dhe e vështirë, por me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare me 1999, edhe pse kjo ishte ndërhyrje e ndërgjegjës së vonuar, bëri hapin e pare e të drejtë në favor të shqiptarëve, apo e njerëzve të arsyeshëm, që kishin nevojë për liri dhe demokraci.

Edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë, Bashkësia Ndërkombëtare u mundua të gjejë një gjuhë të përbashkët, e nganjëherë duke e përgëdhelur Serbinë, në një mënyrë apo tjetër, që të gjejnë rrugën e mirëkuptimit, por ajo aspak nuk përkulet dh vetëdijësohet për krimet e bëra ndaj popullit të pafajshëm shqiptarë të Kosovës, dhe politika e tyre ende nuk ka ndryshuar, duke krijuar pengesa të ecjeve zhvllimore ndaj shtetit të Kosovës.

Sot në veri të Mitrovicës, fryen egër veriu i saj, dhe përtej urës së Ibrit, më shumë se 25-vite, jetohet nën ankth nga kriminelët serb që veprojnë në këtë pjesë të qytetit, i cili është i përzier edhe me shqiptarë nga një gjendje që të mashtron dhe të tradhëton, edhe pse qeveria Kurti, e ka rikthyer në një gjendje stabiliteti të brishtë, ku edhe shumica e kësaj popullate serbe po jbindet në një mënyrë, por është nën presione të pa reshtura nga krimineli Vuçiq, i cili derigjon këtë popull nga Beogradi”, ka cilësuar ai.

Në fund, Preqi ka folur për gjendjen aktuale të Kosovës dhe të qytetarëve. Ai ka treguar se çfarë e brengos atë më së shumti.

“Ditëlindja e 17-të, e Pavarësisë së Kosovës, sot shënohet me të arriturat e veta deri dikund...por jo të kënaqshme, për ta gëzuar qytetarin e vet, sepse ka shumë mangësi në realizimin e programëve të veta, duke mbetë shumë mbrapa zhvillimëve të shumëanshme, që nga vet qytetarët e deklaruar të cilët në shenjë pakënaqësie e varfërie shpesh shfaqën me opinionet e tyre, duke kërkuar rrugëdalje për ta ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen e tyre.

Sot më shumë të brengos fati i të rinjve, të cilët shumica e tyre mbarojnë universitetet dhe shkollat e ndryshme, por nuk mund të gjejnë punë, dhe sot numëron një numër të madh të studentëve të cilët vazhdojnë dhe kanë mbaruar shkollimin në këto Universitete, të cilëve shumë pak u janë të garantuara vendet e punës.

Derisa të besojmë se kjo krizë do të tejkalohet për të mirën tonë dhe të Pavarësisë së Kosovës, deri atëherë nuk mund të heshtim, për deri sa të kuptomë se Pavarësia, nuk do të ishte vetëm liri njerëzore, por edhe ekonomike dhe jo vetëm politike, që do ta rrisë shpresën e cila nuk vdes kurrë, se në të ardhmën do të vjen një klasë e re politike, të cilën vetë populli do ta thërret që ta ndryshojë situatën për të mirë të vendit, sepse ka kaluar limiti i krizës katastrofale, kur ishte ky vend nën okupimin serb”, ka përfunduar Preqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat