Eksperti amerikan zbulon nëse do të kemi marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë – përmend ‘rrezikun’ që mund të paraqitet!

Politika

Eksperti amerikan zbulon nëse do të kemi marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë – përmend ‘rrezikun’ që mund të paraqitet!

Nga: M.Haziri Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 10:04
Alon Ben Meir

Bisedimet Kosovë-Serbi ka një kohë që kanë filluar, mirëpo pa ndonjë rezultat konkret mes dy palëve.

Serbia e vendosur për të mos negociuar tash e disa vite duke vazhduar me veprimet e saj poashtu destabilizuese ndaj Kosovës, ka arritur të kthehet në një temë mjaftë të diskutuar tek ndërkombëtarët.

Mirëpo të gjendur tashmë në vitin 2025 shpresa për një marrëveshje finale mes dy vendeve është prezente.

E në lidhje me këtë ‘shpresë’ për një marrëveshje përfundimtare në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe eksperti nga Amerika, Alon Ben Meir.

Ai thotë se është e vështirë të parashikohet nëse mund të kemi një marrëveshje finale por që të dy palët janë duke u përballur me presion nga ndërkombëtarët për të normalizim të marrëdhënieve.

Meir përmend disa nga faktorët që ndikojnë në suksesin e dialogut.

“Është e vështirë të parashikohet me siguri nëse viti 2025 do të sjellë një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa të dyja palët përballen me presion në rritje nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet, ankesat e thella historike dhe interesat politike vazhdojnë të pengojnë përparimin. Suksesi i dialogut do të varet nga vullneti politik i të dyja qeverive, nga përfshirja e ndërmjetësve ndërkombëtarë dhe nga aftësia për të gjetur një kompromis që respekton sovranitetin e Kosovës duke adresuar shqetësimet e Serbisë”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që pa presion të fortë diplomatik dhe zgjidhje kreative për çështjet e diskutueshme siç është statusi i komunave me shumicë serbe, një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të mbetet e pakapshme.

“Angazhimi i qëndrueshëm i komunitetit ndërkombëtar do të jetë vendimtar. Pa presion të fortë diplomatik dhe zgjidhje kreative për çështjet e diskutueshme siç është statusi i komunave me shumicë serbe, një marrëveshje gjithëpërfshirëse mund të mbetet e pakapshme”, përfundoi eksperti nga Amerika, Alon Ben Meir, për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat