Me rastin e festimit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani mori urime nga liderë të shteteve mike të vendit.
Ndër urimet e para ishte ai i presidentit Donald Trump.
Në letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, shkruhet se: “Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike, ku të gjithë qytetarët e saj mund të jetojnë dhe të lulëzojnë së bashku. Lidhjet midis njerëzve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato lidhje, duke përfshirë rritjen e mundësive për investime, për të sjellë prosperitet më të madh për të dy kombet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, pasi ajo forcon institucionet demokratike dhe promovon rritjen ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi.
Shtetet e Bashkuara mezi presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vitin e ardhshëm. Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej me komunitetin euroatlantik. Mbështetja e palëkundur e Kosovës për Ukrainën përballë agresionit rus vlerësohet shumë.
Përvjetori i pavarësisë së Kosovës është një kohë për të nderuar arritjet e kaluara, si dhe për të parë drejt një të ardhmeje më të ndritshme dhe lidhjeve më të thella ndërmjet kombeve tona”, thuhet në letrën e presidentit Trump.
Lidhur me këtë letër, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, në një prononcim për 'Bota Sot', ka deklaruar se presidenti Trump ishte ndër personalitetet e para që uroi për 17-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Presdenti amerikan Donald J. Trump ishte ndër personalitetet e para që uroi për 17 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ai vjen nga parta republikane e dy presientëve Bush, të cilët kanë bërë shumë për Kosovën. Në zyrën e tij ovale ka fotografinë e presidentit Ronald Regan, i cili kishte si nënpresident George S. Bush, më pas president i SHBA-ve, mik i madh i shqiptarëve. Ndërsa republikani tjetër i dinastisë Bush, George W. Bush pati deklaruar nga Tirana më 10 qershor 2007 pavarësinë e Kosovës. Bush junior një ditë pasi u sjpall pavarësia dhe po atë ditë firmosi njohjen e shtetit të ri u thoshte gazetarëve në konferencë për medie se historia do t’i japë të drejtë për këtë vendim, për njohjen e shtetit më të ri në Europë”, ka treguar ai.
Më tej, profesori është shprehur se, përmes letrës presidentit Trump, spekulimet se “ai nuk bashkëpunon me këtë ose atë politikan të Kosovës janë fantazi anti-shqiptarësh”.
“Donald Trump i përket kësaj partie dhe ideologjie, megjithatë ai ka karakteristikat e veta, që e bëjnë unik në ushtrimin e detyrës së tij. Pavarësisht kësaj, duhet thënë se afërsisht të njëjtin temperament kishte edhe George W. Bush. Impulsiv dhe i vendosur. Që do të thotë se edhe urimi i tij për presidenten e Republikës së Kosovës ishte i veçantë, unik. Me qartë letër Trump përkundrejt shumë spekullimeve, dëshmon se e njeh shtetin e Kosovës. Dëshmon gjithashtu se spekullimet se nuk bashkëpunon me këtë ose atë politikan të Kosovës janë fantazi anti-shqiptarësh. Ai garanton një bashkëpunim në të ardhmen midis Kosovës dhe SHBA-te, sigurisht duke garantuar shtetësinë e kur themi shtetësinë, do të thotë edhe integritetin territorial të vendit. Sepse pa një Kosovë me sovranitet të plotë në të gjithë territorin nuk ka e nuk mund të ketë shtetësi të Kosovës”, ka thënë ai.
Po ashtu, Bytyçi ka komentuar edhe urimet e zyrtarit amerikan, Richard Grenell, dhe të sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.
“Ajo që bën akoma më shumë sens në këtë përvjetor lidhet gjithashtu me dy urime të tjera që erdhën nga Amerika. Një nga Richard Grennell dhe tjetra nga sekretari i Shtetit Marco Rubio. Rubio ishte në tekstin e përshëndetjes akoma më miqësor, më i qartë dhe më i saktë, plotësisht miqësor dhe shprehte një optimizëm të mrekullueshëm për të ardhmen e Kosovës dhe të marrëdhënieve të saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do të thotë se Amerika garanton jo vetëm pavarësinë, por është e gatshme të punojë së bashku me Kosovën për stabilitet, paqe e siguri në rajon. Nëse e kam lexuar saktë mesazhin që dhanë Trump, Rubio dhe Grennell në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës, atëherë më bëhet përshtypja krejt pozitive dhe e shoh me optimizëm marrëdhënien e institucioneve të Kosovës me administratën amerikane të presidentit Trump”, ka vlërësuar ai.
Gjithashtu, profesori Bytyçi e ka krahasuar letrën e Trumpit me atë të ish-presidentit Joe Biden, ku ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që t'i lexojnë mirë ato
“Ndërkohë më ra në sy theksi që presidenti Trump i jepte marrëdhënieve në ekonomi, investime dhe në biznes. Eshtë në filozofinë e tij kjo marrëdhënie. E ndërkohë letra e urimit e presidentit amerikan duhet lexuar mirë nga autoritetet e Kosovës. Duhet një plan tashmë me mundësi të shpërblimit të qëndrimeve të saj në traport me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Çdo sens ngurimi dhe refuzimi do ta vështirësonte pozitën e Kosovës në raport me SHBA-të. Duhet të jemi të lirë në “krunde” dhe të shtrenjtë në “miell”! Pikësrisht kjo do të ishte përgjigja që kërkon Trump në letrën e tij.
Duke qenë se presidenti Trump është unik, mendoj se edhe letra e tij e urimit ishte unike. Ishte e drejtpërdrejtë dhe jo shabllone si ato të presidentit Biden. Kur lexoja letrat e urimit të Biden, më krijohej përshtypja se atë letër urimi e kopjonin çdo vit me të njejtin formulim, të njëjtat mesazhe dhe e kosnideroja si një moment protokollar. Ndërsa letra e zotit Trump është specifike, unike dhe jokonformiste. Madje gjuha diplomatike mungon shumë në krahasim me letrat e urimit të Biden dhe Blinken. A tingëllon më e mirë letra e urimit e Trump krahasuar me atë të Trump. Nuk mund të them se po. Por te Trump ka shumë më pak ose nuk ka aspak demagogji e formalitet. Ndërkohë te lettrat e Biden shihej njëlloj demagigjie, por të kemi parasysh ato që thuheshin në letër e t’i krahasojmë me deklaratat e të dërguarve të tij, si Palmer, Escobar e të tjerë.
Ndërkohë më bëri përshtypje fakti se në letrën e Donald Trump nuk përmendet dialogu, asosacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe disa sllogane tjera që gati administratat Obama-Trump i kishin kthyer në mite. Në urimet e mëparshme të krijohej përshtypja se në Amerikë mendohet se pa Serbinë Kosova mun të zhduket nga sipërfaqja e tokës. Aq shumë vihej theksi te dialogu midis të të dy vendeve. Në letrën e urimit të zotit Trump mungon kjo frymë fatalizmi. Që mund të përkthehet në atë që Trump nuk shumë interes në një dialog të imponuar nga kundërshtarët e tij në SHBA dhe të udhëhequr nga europianët. Si në çdo gjë edhe dialogu mund të mos jetë i dëshirueshëm thjesht se janë europianët ata që e udhëheqin atë.
Në këto kushte Brukseli duhet të shpejtojë, me qëllim që ta bindë Serbinë ta njohë Kosovën në një kohë relativisht të shpejtë, sa kohë që administrata Trump është e zënë me vatrat e luftës e të krizave tjera në Europë e në botë. Sepse në mumentin që ai do t’i zgjidhë atë kriza, çeshtjen e Kosovës e zgjedh me një formulë të shpejtë, në stilin e asaj marrëveshjes që bëri në fillim të shtatorit 2020 me kryministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç. Por edhe vetë Kosova duhet të jetë e përgatiitur për befasi të tilla!”, ka përfunduar profesori Bytyçi.