Çështja e të pagjeturëve nga lufta e fundit në Kosovë po mbetët një nga temat më të ndjeshme për shqiptarët.
Serbia e vendosur për të mos jepur asnjë informacion për këtë çështje ka arritur tashmë të shqetësoj Kosovën.
E normalisht që as kërkimfalja nga Serbia nuk është bërë, ani pse një gjë e tillë nuk do të zvogëlonte dhimbjen e familjarëve të pagjeturëve.
E për këtë çështje ditë më parë kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka zgjedhur që në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të njoftojë se Qeveria e Kosovës ka dërguar një letër më 12 shkurt drejtuar përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, duke kërkuar hapa konkretë për të detyruar Serbinë të bashkëpunojë dhe të hapë arkivat shtetërore të saj, përfshirë ato ushtarake, policore dhe të inteligjencës.
Hoti ka thënë se ndërsa Kosova feston këtë ditë historike, nuk mund të harrohen ata që ende nuk janë rikthyer pranë familjeve të tyre.
E për këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur opinonisti Dedë Preqi.

Ai thotë se BE nuk ka vullnet që të merrë seriozisht me këtë çështje pasi as Lajçak nuk ka sjellur rezultate konkrete.
Sipas tij, Serbia duhet kushtëzuar që të hapë arkivat e luftës së fundit pasi ka informacione për të zhdukurit.
“Kohën e fundit në takimin trepalësh në Bruksel, u dakorduan palët për të zhdukurit e pagjetur të luftës së fundit në Kosovë, që të realizohet një marrëveshje, që ishte arritur më parë në Bruksel dhe në Ohër të Maqedinisë Veriore, ku do bëhët identifikimi i vendvarrezave dhe të angazhohen gërmimet e tyre, por një gjë e tillë dështoi në krye me Llajçakun, sepse pala serbe nuk ishte e gatshme të japin informacione të sakta dhe të besueshme, duke e lënë fajtore Kosovën.
BE-ja, sikur nuk ka vullnet brenda saj, dhe të bindet këtij vullneti dhe jo dobësie që po tregon, duke e marrë rrolin, apo anuar në formën e gabuar, pse jo, që ta kushtëzojë Serbinë, pa kushte si shkakëtare e krimeve dhe gjenicidit në Kosovë, e cila duhet të detyrohet të hapë arkivat e luftës së fundit, në të cilat gjinden informacionet e fshehura nga regjimi serb i Millosheviqit, për të zhdukurit e luftës së fundit prej të cilëve janë edhe 1612 të pagjetur”, u shpreh ai.
Më tej opinonisti ka prishmëri nga Kaja Kallas dhe Peter Sorensen, duke theksuar që do të ishte fatkeqësi edhe për vetë BE-në që të mos kemi rezultate për këtë temë, kur dihet fare mirë faktori që i dramatizoi dhe i shpërqëndroi këto marrëdhënie në mes këtyre dy vendeve.
“Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalas, poashtu edhe i dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë, Peter Sorensen, tani i muarën detyrat e tyre të reja, sikur e kanë një ndjenjë pak më serioze se paraardhësit e tyre për ta bërë më funksionale çështjen e dialogut në mes këtyre dy vendeve, kur dihet botërisht se deri më tani është bërë më shumë zhurmë se punë.
Prandaj, do të ishte fatkeqësi edhe për vetë BE-në, kur dihet fare mirë faktori që i dramatizoi dhe i shpërqëndroi këto marrëdhënie në mes këtyre dy vendeve, që nënkupton rrolin dhelpërak të Serbisë, e cila kurrënjëherë nuk ishte serioze, që synon të arrihet një marrëveshje në mes palëve, por dhe nuk ishte në gjendje deri më tani ta pranojë realitetin, madje as të kërkoj falje ndaj viktimave të pafajshme”, shpjegoi opinonisti tutje.
Në bised e sipër ai thekson që në situatën që gjendemi tani e ka sjellur tani neglizhenca e BE-së.
“Është e vërtetë se nuk mund t’a kompenzojmë tërë atë që kemi humbur, apo tërë atë që kemi vuajtur deri me tani, që do të ishte e pamundur, por neglizhenca e BE-së, si ndërmjetësuese për të krijuar një ambient më real dhe konkret në marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve, duke e shdërruar shpeshherë Kosovën, si agresore, ndërsa Serbinë, në viktimë, një gjë e tillë e ka sjellë këtë rrezulltat ku jemi edhe mbas 25 vitëve të pasluftës në një situatë jo të mirë.
Dhe më keq për pasardhësit tanë, që duke shikuar mbrapa, ata nuk mund ti akordojnë planet e tyre përpara, duke u marrë me të kaluarën, edhe pse e sotmja dhe e djeshmja e këtij populli janë të lidhura me njëra-tjetren, por domethënja qëndrore e kësaj periudhe do të jetë detyra e jonë për të organizuar të ardhmën më të begatshme”, theksoi ai.
Duke vazhduar bashkëbisedimin opinonisti thotë që lojërat politike të Serbisë janë projekte të planfikuara më herët.
Gjithashtu ai përmend mos ndëshkimin e kriminelëve që sjellën destabilizim në Banjskën dhe në kanalsin Ibër-Lepenc.
“Lojrat politike që po i inskenon sot Serbia, ndaj Kosovës, në prani të Evropës, dhe botës, janë projekte të planifikuara më herët, dhe motoja e tyre është e njëjtë, që Kosovën, ta mbajë nën hijen e vet, ndërsa Evropën, sikur Serbia, e ka të garantuar të pranohet para Kosovës, në BE, e cila vet ajo ia ka hapur dyert e integrimëve pa kushte dhe kushtëzime.
BE-ja, pse nuk e kushtëzon Serbinë, që të hapi arkivat e fshehura me informacione, që ka për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, por në të kundërtën shteti serb ka dhënë shumë herë informacione të rrejshme, duke bërë gërmime të shumta në Serbi, dhe gjetiu, por pa sukses, sepse informacionet e shtetit serb, janë vetëm mashtrime dhe humbje kohe.
Dhe mos ndëshkimi i krimineleve dhe terroristave të Serbisë, kohën e fundit në Banjskë, dhe në kanalin Iber-Lepenc, BE-ja, sikur po e humb rrolin e saj, pikërisht një qëndrim i tillë e politikës Evropiane, ndaj Serbisë së përgëdhelur, nuk i tejkalon problemet në mes Kosovës dhe Serbisë, që çështja e këtyre dy vendeve të merr rrugën e sigurisë dhe paqës ndërnjerëzore, jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon”, u shpreh Preqi.
Ndër tjera ai nënvizon që Serbia po punon për të penguar Kosovën në integrimin dhe zhvillimin e saj.
“Mekanizmi shtetëror i Kosovës, kohën e fundit ka bërë lëvizje pozitive në shtrirjen e ligjeve kushtetuese në tërësi të vendit, që të integrohet edhe kjo pjesë e veriut në shoqërinë kosovare, sepse është teritor i saj, edhe pse çdo iniciativë dhe hap i saj është penguar nga kriminelët dhe bandat e derighuara nga Beogradi.
Prandaj Kosova, dhe Institucionet e saj, kërkojnë ndihmë nga ndërkombëtarët dhe Brukseli, sepse janë përgjegjës për të drejtat dhe liritë njerëzore, që të bëjë presion ndaj Serbisë, për arsye se, përgjegjësitë objektive dhe subjektive për të gjitha këto probleme i ka vet Beogradi zyrtar dhe vet krimineli Vuçiq, i cili po i financon dhe derigjon strukturat kriminale serbe, për të penguar Kosovën, në integrimet dhe zhvillimin e saj”, thotë ai.
Në fund, Preqi përmbyllë biseden duke thënë që është e pa drejt që Kosova, si gjithherë e paguan çmimin më të lartë të saj nga gjitha periudhat e kohës edhe pa fajin e saj po ndëshkohet.
“Atëherë, çfarë rroli duhet të ketë Brukseli, si ndërmjetësues i negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë, apo BE-ja, duhet të bëjë më shumë përpjekje të konsiderueshme dhe serioze, që Serbinë t’a disiplinoj, sëpaku t’ia tregoj vendin e merituar, njëherazi t’ia paraqes kushtet e veprimit, në nqoftëse ajo dëshiron të integrohet në Evropën e integruar dhe të bashkuar.
Është e pa drejt që Kosova, si gjithherë e paguan çmimin më të lartë të saj nga gjitha periudhat e kohës edhe pa fajin e saj po ndëshkohet, sikur kohën e fundit me ndëshkimet e pa matura të Evropës, ndaj Kosovës, pa e kuptuar në të vërtetë rrolin e Serbisë, e cila po përballet me një mal problemesh nën udhëheqjen e Vuçiqit, i cili është pasardhësi më i ngjizur i kryekriminelit Millosheviq”, përfundoi Preqi për “Bota sot”.