Zgjedhjet “ndëshkuan” klanin e pas luftës të PDK-së, analistët: Është një shenjë e mirë për skenën politike të vendit

Politika

Zgjedhjet “ndëshkuan” klanin e pas luftës të PDK-së, analistët: Është një shenjë e mirë për skenën politike të vendit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 21 shkurt 2025 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Zgjedhjet e 9 shkurtit kanë dhënë befasi në Kuvendin e Kosovës, si dhe deputetët e ardhshëm të tij.

Numërimi për kandidatët për deputetë është duke vazhduar dhe për rezultatet përfundimtare nevojiten edhe disa punë.

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se po vazhdon puna për shpalljen e rezultateve përfundimtare për subjekte dhe kandidatë për deputetë.

Sipas tij, janë edhe disa punë që duhet të kryhen para se të shpallen rezultatet përfundimtare

“Deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ duhet të numërojë votat e kandidatëve për deputetë dhe të bëjë verifikimin e votave të subjekteve politike nga formularët që janë plotësuar në vendvotime.

Të bëjë numërimin e votave me kusht, personave me nevoja të veçanta, votat nga votimi jashtë Kosovës dhe pasi të vendoset për ankesat eventuale nga PZAP, Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në qendrën e numërimit dhe rezultateve”, ka thënë ai.

Gjersa, po vazhdon numërimi disa lista të deputetëve të ardhshëm dhe votat e tyre, janë bërë publike.

Partia Demokratike e Kosovës e cila ka dalë e dyta në këto zgjedhje, tashmë do të pësojë ndryshime në Kuvend të Kosovës.

Xhavit Haliti i cili ishte deputet që nga viti 2001, këtë herë u lë jashtë nga votuesi, ai nuk ka arritur të bëhet deputetë dhe një fat të tillë rrezikojnë edhe Hisen Berisha, Ardian Kastrati e Hajdar Beqa.

Njeriu që synonte postin e kryeministrit në zgjedhjet e kaluara, Enver Hoxhaj, nga bartësi i listës me mbi 100 mijë vota, tash renditet i gjashti me gati 23 mijë votues.

Ajo se çfarë bie në sy janë emra të rinj në këtë parti që kanë arritur të fitojnë ulëse në kuvend. Sala Jashari, e cila tashmë konsiderohet befasia e zgjedhjeve në listën e PDK-së, Përparim Gruda, Kosovare Jashari, Betim Gjoshi, janë disa nga emrat që kanë arritur të fitojnë mandatin e deputetit.

Duke parë këto ndryshime, rrjedh pyetja a ka arritur elektoriati i PDK-së t’i dënojë të vjetrit, për t’i lëshuar rrugë emrave të rinj?

Analistët politikë thonë skena politike që po rinohet i shërben demokracisë dhe një modeli të ri në politikëbërjen. Sipas tyre, mbetet shpresa që mbeturinat e politikës së pas luftës dalë nga dalë të rreshtohen në lokalet e pensionistëve të përjetshëm.

Haziri: Qytetarët kanë votuar më shumë prurjet e reja në listat për deputetë

Analisti Nexhat Haziri, e quan lajm të mirë që qytetarët kanë votuar më shumë prurjet e reja.

Image
Analisti Nexhat Haziri

“Është një lajm i mirë se thuajse në të gjitha subjektet politike, garusese në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, qytetarët kanë votuar më shumë prurjet e reja në listat për deputetë të këtyre subjekteve politike, pra edhe në PDK. Kjo padyshim se është një shenjë e mirë për skenën politike të vendit e cila po rinohet dhe i shërben po ashtu demokracisë dhe një modeli të ri në politikbërjen në vendin tonë”, deklaron Haziri.

Sipas tij, PDK me prurje të reja dhe avansim të profileve të reja ka pësuar rritje.

“Ndërsa për t’u ndal te PDK-ja, dhe rezultati i saj në këto zgjedhje, shohim një rritje të konsiderueshme të këtij subjekti politik krahasuar me rezultatin nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dhe kjo flet se reformat e nisura, prurjet e reja dhe avancimi i profileve të reja qoftë në lidership, por edhe në pozicionimin e tyre në listën garuese për deputet, ka dhënë rezultatet e veta, që për mendimin tim janë kurajuese dhe se PDK-ja po kthehet në shtratin e saj elektoral”, shprehet analisti.

Muçiçi: Populli nuk gabon asnjӫherӫ nӫ vlerësimin e personaliteteve nӫ politikӫ

Ndërsa, opinionist Ismail Muçiçi, thotë se ka dështuar klani i PDK-së.

Sipas tij, elektoriati është vetëdijësuar dhe emancipuar.

Image
Ismail Muçiçi

“Mendoj se ka dӫshtuar deri dikun ka dӫshtuar klani i PDK-sӫ. Kӫtӫ mund ta konstatojmë po sa tӫ dalin rezultatet zyrtare pӫr emrat e deputetӫve tӫ kӫsaj partie pӫr Parlamentin e ri tӫ Kosovӫs. Patjetër elektorati ӫshtӫ vetӫdijësuar dhe emancipuar. Populli nuk gabon asnjӫherӫ nӫ vlerësimin e personaliteteve nӫ politikӫ. Deri tani kӫtӫ agjendӫ tӫ veprimit dhe mendimit tӫ lirӫ pӫr ta shprehur vullnetin nӫ kuti tӫ votimit kanӫ qenӫ shumӫ tӫ imponuara nga lideri i partisӫ dhe klanet rreth tij. Tani po shpresojmӫ se mbeturinat e politikӫs tӫ pas luftӫs dal nga dal po rreshtohen nӫ lokalet e pensionistӫve tӫ pӫrjetӫshӫm”, pohon Muçiçi.

Sipas tij, qytetarët e kanë votuar Bedri Hamzën për shkak të premtimit për paga, sepse ndryshe fushata e tij ka qenë e zbehtë.

“Qytetarӫt pӫrkatӫsisht votuesit e Partisӫ Demokratike e kanӫ votuar Bedri Hamzӫn aq sa ka marrӫ vota, duke ju premtuar shӫrbyesve civil se do t’i ua shtoj pagat 50% si dhe duke u premtuar veteranӫve tӫ UÇK-sӫ dhe kategorive tjera se do t’i ua rrisӫ pensionet 100%. Por, mjerisht fushata e tij ka qenӫ e zbehtӫ, e kufizuar, e diktuar dhe e menaxhuar nga klani i pӫrherӫshӫm i Partisӫ Demokratike tӫ cilӫt nuk ka dilemӫ se dominojnӫ nӫ kӫtӫ parti”, përfundon opinionisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat