Eksperti i sigurisë flet për mbylljen e katër Qendrave serbe në veri – përmend ‘goditjen’ që Serbia mori nga këto veprime!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për mbylljen e katër Qendrave serbe në veri – përmend ‘goditjen’ që Serbia mori nga këto veprime!

Nga: M.Haziri Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 12:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut - të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb - për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Policia ka thënë përmes një njoftimi se është duke kontrolluar objektet e kësaj Qendre në tri komuna me shumicë serbe në veri – Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan - pasi ka dyshime për “veprime të kundërligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka se në këtë aksion nuk është arrestuar askush dhe se është duke u zhvilluar një intervistë informative me drejtorin përgjegjës të Qendrës për Punë Sociale në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan.

Dyshohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve”, ka thënë Elshani.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë Fatjon Softa.

Image
Fatjon Softa

Ai thotë Qeveria e Kosovës, gradualisht po i çmonton këto struktura të financuara nga Serbi dhe se kjo mbyllje është një goditje ndaj Serbisë.

Serbia ka tentuar gjithmonë të ndeërhyjë në procesin zgjedhor në Kosovë, në veçanti në veri të saj, duke përdorur dhe shfrytëzuar strukturat paralele ilegale.

Qeveria e Kosovës, gradualisht po i çmonton këto struktura të financuara nga Serbia. Mbyllja pak ditë më parë e qendrave për ndihmë sociale, me dyshimin që kanë ndërhyrë tek votuesit, duke i telefonuar dhe duke i udhëzuar për kë duhej të votonin, në këmbim të ndihmës sociale. Kjo është një tjetër goditje ndaj Serbisë”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti përmend reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me ndikimin e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë.

Shqetësime ka shprehur edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke thënë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Serbe.

Gjithashtu edhe Nathalie Loiseau, shefe e misionit të Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, ka deklaruar se Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes presionit ndaj votuesve serbë në Kosovë.

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, shtesa për fëmijë, prindër”, thekson Softa.

Në fund, Softa përgëzon veprimet e Policisë së Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur shumicën e institucioneve që funksionojnë brenda sistemit serb gjatë vitit të kaluar, me argumentin se puna e tyre është e paligjshme, por Beogradi zyrtar ka vazhduar t'iu japë paga.

Kosova po vendos autoritetin e plotë të shtetit në veri të saj duke zvogëluar mekanizmat e Serbisë për infuencë dhe paligjshmëri.

Pas goditjes së organizatave mbrojtjes civile, ndalimin e përdorimit në banka të denarit, sekuestrimi i kompleksit Raska Banja dhe lejimin e një pjese për Poste të Kosoves, nga AKP, janë hapa përgëzues dhe një e autoritet në rritje të shtetit”, përfundoi eskperti i sigurisë, Fatjon Softa për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat