“U shpallën dy akuzat e para për spiunazh”, flet njohësi i sigurisë

Politika

“U shpallën dy akuzat e para për spiunazh”, flet njohësi i sigurisë

Nga: A.SH Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale ditë më parë ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të arrestuar vitin e kaluar nën dyshimet për spiunazh.

Në njoftim të prokurorisë thuhet se “për dy të pandehurit B.Sh dhe M. Q. ekziston dyshimi i bazuar mirë se secili veç e veç, me veprimet e tyre e kanë kryer veprën penale “Spiunazhi’’ nga neni 124 paragrafi 3 i KPRK–së, kurse, i pandehuri M.Q edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366 par. 1 të KPRK-së”.

Njohësi i sigurisë, Xhevat Meha, për këtë hap ka përgëzuar për pjesëtarët e angazhuar nga AKI, policinë hetuese, prokurorinë, gjyqësinë.

Ai thotë se këta individë nga ky rrjet janë në shumë raste krerë të institucioneve.

“U shpallën dy akuzat e para për spiunazh, përgëzime për pjesëtarët e angazhuar nga AKI, policia hetuese, prokuroria, gjyqësia!

Ardhja deri te paraqitja e këtyre aktakuzave është sukses i jashtëzakonshëm. Për të ardhur deri në këtë pikë, djemtë dhe vajzat e angazhuara është dashur te ballafaqohen dhe të thyejnë individët mbrenda institucioneve ku punojnë pjesëtarë të rrjetit të strukturave të fshehta shtetërore të Serbisë e Rusisë. Këta individë nga ky rrjet janë në shumë raste krerë të institucioneve. Ju lumtë! Jeni heronjtë e heroinat e shtetit të Kosovës!”, thotë ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat