Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, analistët zbërthejnë skenaret - flasin për formulën e qeverisë së re

Politika

Rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, analistët zbërthejnë skenaret - flasin për formulën e qeverisë së re

Hava Orana -Xhukolli Nga Hava Orana -Xhukolli Më 22 shkurt 2025 Në ora: 15:32
Kandidatët për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK

Lëvizja Vetëvendosje sërish doli fituese e zgjedhjeve të reja parlamentare. Pas një mandati të plotë, sërish Vetëvendosje do të udhëheq me vendin.

Ndonëse ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka shpallur rezultatet preliminare, renditja e partive tashmë po dihet. Po ashtu, dihet që partia më e madhe ka grumbulluar afër 50% të votave, mirëpo që i duhen edhe disa të tjera për të formuar qeverinë.

Derisa vendi është në këtë situatë po bëhen diskutime të shumta se cila parti do të mund të bashkëqeveriste me Vetëvendosjen.

Së fundi, kreu i Nismës, Fatmir Limaj është shprehur i gatshëm për të bashkëqeverisur me Albin Kurtin.

“Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj kryeministrit tim që i shërben vendit. Nëse kërkon ndihmën time për të mirën e Kosovës, jam i gatshëm ta ofroj. Gjithmonë – edhe nëse është Albin Kurti. Kur bëhet fjalë për çështje nacionale, unë gjithmonë kam qenë i përkushtuar”, ka thënë Limaj.

Mirëpo, cila parti i përshtatet më së shumti programit të Vetëvendosjes edhe për një mandat dobisjellës për Kosovën?

Lidhur me këtë ҫështje, për ‘Bota sot’ kanë komentuar njohësit e politikës.

Shkodra: Kosova në këto momente duhet patjetër të ketë udhëheqës, kryeministër, ministra dhe posaçërisht Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kështu, analistja politike, Magbule Shkodra, thotë tani për tani Kosovës i duhet patjetër një kryeministër dhe një qeveri.

Image
Magbule Shkodra

“Në situatën në të cilën gjendemi tani në Kosovë dhe rrethanat gjeopolitike dhe jashtë Kosovës se ҫfarë po ndodhë, ne duhet të kemi veq një qeveri dhe një kryeministër të zgjedhur. Tani se me cilën parti do të ishte më mirë që Vetëvendosje të formonte qeverinë, për mua sa i përket programit besoj që do të duhej të bënin njëfarë kombinimi për gjërat se si do të zhvillohet ekonomia. Për ne, është shumë më rëndësi që Levizja Vetëvendosje nëse dëshiron, të jetë në udhëheqje, sepse po shihet se nuk do të mund ta udhëheq qeverinë vet dhe sa më shpejtë të afrohet me ndonjë parti dhe të bëjnë harmonizimin e programit dhe të vazhdojnë me qeverisje”, vlerëson ajo.

Ajo e rithekson se Kosova duhet të ketë udhëheqësin dhe institucionet e saj për gjërat që po e presin për të ardhmen.

“Se Kosova në këto momente duhet patjetër të ketë udhëheqës, kryeministër, ministra dhe posaqërisht Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe të merren me ҫështje të cilat po presin cilindo kryeministër që bëhet, po e presin në tavolinë”, vlerëson Shkodra.

Mehazi: 47 deputetë LVV-ja + 3 deputetë të diasporës = 50, + 3 Fatmir Limaj=53, + 10 pakicat joserbe = 63, ja qeveria Kurti 3

Image
Sulejman Mehazi.

Gjithashtu, për këtë ҫështje ka folur edhe profesori, Sulejman Mehazi. Ai thotë se, edhe pse KQZ nuk i ka shpallur rezultatet përfundimtare për shkak numërimit të votave të diasporës, me kushte dhe me nevoja të veçanta, megjithatë pasqyra e rezultateve të partive politike është e qartl, se LVV-ja e Albin Kurtit është fituese dhe i jepet e drejta kushtetuese të krijojë qeverinë Kurti- 3, pasi përqindja e votave nuk ia mundëson Kurtit të formojë qeverinë vetëm, ai është i detyruar të koalicionojë me partitë opozitare që janë më afër programit të LVV-së.

“Duke parë deklarimet mohuese të Kurtit se nuk do koalicionojë me Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj, po ashtu dhe krerët e këtyre partive opozitare deklaruan se nuk do jenë pjesë e qeverisë Kurti-3, në mes këtyre zënieve e mospajtimeve qeverisëse me LVV-në si vërehet do përfitojë Fatmir Limaj i NISMA-s i cili është i gatshëm të qeverisë me Kurtin. Mendojmë se varianti më i mirë i formimit të qeverisjes së re do jetë LVV - NISMA - Pakicat joserbe. 47 deputetë LVV-ja + 3 deputetë të diasporës = 50 + 3 Fatmir Limaj=53 + 10 pakicat joserbe = 63, ja qeveria Kurti 3. Pa anashkaluar edhe Rashiqin e partisë serbe”, vlerëson Mehazi.

Ai po ashtu përmend se edhe gjatë fushatës Kurti dhe Limaj kanë qenë të limituar me kritika ndaj njëri tjetrit.

“Limaj është i detyruar të qeverisë me Kurtin për shkak ekzistencës së partisë së tij. Me hyrjen e Limajt në qeveri me Kurtin, NISMA e tij me tre deputetë merr forcën e shumicës së partive opozitare të PDK-së, LDK”, thekson ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat