Koalicioni me Limajn/ Mehmeti parashikon se do të binte Qeveria pas një viti: Kjo e pret Kurtin

Politika

Koalicioni me Limajn/ Mehmeti parashikon se do të binte Qeveria pas një viti: Kjo e pret Kurtin

Nga: P.R. Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 20:40
Ilustrim

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk i ka vendosur vija të kuqe një koalicioni mes Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit, Albin Kurti.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tim që i shërben vendit. Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit, nëse kërkon ndihmën time në shërbimin të vendit. Gjithmonë (edhe nëse është Albin Kurti). Për këto tema nacionale, që jam duke folur, gjithë. Gjithë kam qenë”, ka thënë Limaj.

E lidhur me këtë, analisti politik, Faton Mehmeti thotë se Limaj edhe njëherë po e  dëshmon se është një tregtar politik, ashtu sic ka qenë edhe në të kaluarën.

“Deklaratat e Fatmmir Limajt për mua nuk janë të papritura, pasi dihet se Limaj është tregtar politik dhe si ti tillë gjithmonë ka vepruar. Kështu që nuk është befasi ndryshimi i qëndrimeve të tij ndaj Kurtit. Unë e kam prit këtë që do të ndodhë, thjesht ky e ka përdor AAK-në si karrem për t'i fituar disa deputetë dhe t'i përdor ata si karrem për të ardhur deri te pushteti”, shprehet Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Sipas tij, Kurti nuk duhet të hyjë në një koalicion me Limajn.

“Kështu që synimi i tij ka qenë ky pra, gjë që si duket e ka arritur. Tash varet krejt Kurti sa e pranon një gjë të tillë. Për Kurtin nuk do të ishte mirë që të hynte në koalicion me Limajn, pasi dihet se kanë pasur divergjenca të mëdha dhe Kurti në emër të këtyre po themi kundër hajnisë dhe korrupsionit ka ardhur në pushtet. Kështu që Limaj ka qenë pjesë e atij pushteti që ky e ka kundërshtuar”, deklaron Mehmeti.

Madje në rast se ndodhë një gjë e tillë, Mehmeti parashikon se ajo qeveri do të bie vitin tjetër.

“Ndaj nuk i leverdis Albinit politikisht edhe pse me keta deputetë do ta bënte qeverinë, po duhet pasur parasysh se pa një viti do të bie prapë qeveria, në kuptimin që do të vjen radha për zgjedhjen e presidentit, dhe ku kërkohen 80 vota. Dhe për këtë arsye më mirë për Kurtin do të jetë një koalicion qeverisës më ndonjërën nga partitë e mëdha që mos me pas problem edhe pas një viti. Pra unë nuk e shoh të duhur një koalicion të mundshëm të Lëvizjes Vetëvendosje me Nismën Socialdemokrate”, përfundon analisti Faton Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat