Deklarata e NATO-s/ Tali: Deklaratë miqësore e një miku të veçantë të Kosovës!

Politika

Deklarata e NATO-s/ Tali: Deklaratë miqësore e një miku të veçantë të Kosovës!

Nga: A.SH Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 13:27
Mark Rutte

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha së fundi se, stabiliteti në Kosovë, është në interes të të gjithëve dhe nuk sheh arsye të besojë që mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në aleancën ushtarake perëndimore.

Analisti Driton Tali, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se këtë deklaratë duhet mirëpritur sepse është deklaratë miqësore e një mikut të veçantë të Kosovës.

Sipas Talit, cilado qeveri të vijë në pushtet, duhet të jetë koshiente në raport me Amerikën.

“Këtë deklaratë të sekretarit të përgjithshëm të NATO's, z. Mark Rutte, duhet duartrokitur, është deklaratë miqësore e një mikut të veçantë të Kosovës.

Megjithatë, me këto deklarata të bëra javëve të fundit, nga presidenti Trump dhe bashkëpunëtorët e tij, qoftë në lidhje me shpenzimet në Mbrojtje nga shtetet anëtare të NATO's, qoftë në lidhje me Luftën në Ukrainë, dhe në Lindjen e Mesme, kanë krijuar një atmosferë të veçantë gjeopolitike, dhe qeveria e radhës e Kosovës duhet të jetë shumë koshiente në raport me të.

Unë edhe kësaj radhe do e përsërisë (do të apeloj): që detyra urgjente - prioriteti - i saj është armatosja e FSK! Duhet bërë të qartë Serbisë se nëse ajo e sulmon Kosovën, lufta e radhës nuk do të jetë sikur 1912-13; 1914-18; 1944-45 apo kjo e nëntëdhjetave ku viktima ishim vetëm ne shqiptarët (mbi të cilët u bë gjenocid) por do të zhvillohet edhe në territorin e Serbisë. Sepse, "kjo Serbi" hegjemone, e njeh vetëm këtë gjuhë”, përfundon ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat