Në Kosovë përfundoi procesi i votimit për zgjedhjet e rregullta parlamentare, pas një mandati katër vjeҫar të qeverisë së kryesuar nga Lëvizja Vetëvendosje drejtuar nga Albin Kurti.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë më së shumti vota.
E në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjeve ka folur ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, duke kërkuar vota për Listën Srpska.
Ai e bazoi këtë duke e cituar kryevëzhguesen e Bashkimit Europian për zgjedhjet në Kosovë, Nathalie Loiseau.
Po ashtu, Rohde tha se Serbia pa bazë e akuzon Kosovën për mbështetje të protestave në Serbi.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç theksoi shefja e Misionit Vëzhgues i BE-së për Zgjedhjet në Kosovë, Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet e Kosovës duke promovuar votat për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave të të sinqerta në Serbi pa asnjë provë”, tha Rohde.
Për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai mirëpret deklaratën e Rohde-s në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Kosovë duke shprehur edhe pikëpyetje në lidhje me qëndrimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës.
“Ambasadori gjerman Jorn Rhode, mirë bën që shprehet për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Dardani dhe për shpifjet e saj për “mbështetjen” e kësaj të fundit të protestave në Beograd kundër Vuçiçit. Por problemi është se ku e kanë burimin këto qëndrime armiqësore të Serbisë fashiste ndaj Republikës së Dardanisë. Pikërisht këtu duhej të ndalej dhe të arsyetonte gjatë ambasadori gjerman,”u shpreh ai.
Më tej profesori përmend edhe marrëveshjen e dëmshme që Thaçi kishte nënshkruar për Kosovën duke u shprehur se qeverisja e Kurtit arriti të sjellte ndryshime pozitive për vendin.
“Në luftën e popullit dardan të viteve ’90 qe rasti më ideal për dëbimin e të gjithë serbëve nga territori \i Dardanisë, ashtu siç i dëboi Kroacia nga territori i vet. Por, për fatkeqësinë tonë kombëtare, kryetradhtari Thaçi e sabotoi dëbimin e serbëve. Megjithatë, populli dardan duhet t’i jetë shumë mirënjohës treshes udhëheqëse për vendosmërinë e saj në vendosjen e autoritetit shtetëror në çdo metër katror të Republikës së Dardanisë. Kryeministri Kurti ka hyrë në historinë e mbarë kombit shqiptar si figura më e nderuar politike. Në të ardhmen, forcat e armatosura, ashtu siç patën vepruar në Banjskë, duhet të jenë të pamëshirshme ndaj provokimeve kufitare kundër Republikës së Dardanisë dhe të gjithë terroristët serbë që do të tentojnë të provokojnë, sepse popullit dardan nuk i duhen absolutisht robërit serbë për t’i ushqyer në burg”, shpjegoi profesori.
Në fund, Ymeri vjen me mesazh të fuqishëm për ushtrinë e Kosovës duke i kërkuar të investojnë në armatim duke marrë shembull Ukrainën.
“Ushtria dardane është armatosur mirë dhe duhet të vazhdojë të armatoset edhe më shumë dhe, në qëndrimin përballë Serbisë fashiste, duhet të marrë shembull nga forcat e armatosura të Ukrainës, të cilat, gjatë këtyre tre vjetëve, e kanë bërë pluhur e hi mitin e “madhështisë” së Rusisë fashiste dhe të “pathyeshmërisë” së ushtrisë fashiste ruse, e cila, deri më 14 shkurt e ka plehëruar tokën ukrainase me 855 480 ushtarë dhe oficerë të vrarë”, përfundoi profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.