“Zhvillime pozitive”/ Eksperti amerikan flet për përfaqësimin e Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi, ka këtë mesazh të fuqishëm!

Politika

“Zhvillime pozitive”/ Eksperti amerikan flet për përfaqësimin e Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi, ka këtë mesazh të fuqishëm!

Nga: M.Haziri Më: 24 shkurt 2025 Në ora: 22:05
Alon Ben-Meir

Politikani nga Danimarka, Peter Sorensen u zgjodh nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, për ta zëvendësuar Miroslav Lajçakun në këtë post.

Pasi Sorensen ka marrë pëlqimin nga ambasadorët e BE-së më 24 janar dhe nga kryediplomatët ditën e sotme, ai ka nisur mandatin e tij si emisar nga 1 shkurti 2025.

E në lidhje me përfaqësimin e tij në dialogun Kosovë-Serbi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur eksperti amerikan, Alon Ben-Meir.

Ai thotë se emërimi i Sorensen si përfaqësues special mund të sjellë një prespektivë të balancuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, përgatitja e tij evropiane mund të ndihmojë në tejkalimin e boshllëqeve midis pozicioneve të Kosovës dhe Serbisë, duke e përafruar dialogun me qëllimet më të gjera të integrimit në BE.

Emërimi i Peter Sorensen si përfaqësues special mund të sjellë një perspektivë të freskët dhe të balancuar në dialogun Kosovë-Serbi. Me përvojë të gjerë në Ballkanin Perëndimor dhe një reputacion për diplomacinë pragmatike, Sorensen është i pozicionuar mirë për të ndërmjetësuar diskutime komplekse. Përgatitja e tij evropiane mund të ndihmojë në tejkalimin e boshllëqeve midis pozicioneve të Kosovës dhe Serbisë, duke e përafruar dialogun me qëllimet më të gjera të integrimit në BE”, u shpreh ai.

Eksperti tutje vlerëson aftësitë e Sorensen duke u shprehur që angazhimi i tij mund të zhvillime pozitive nëse mbështetet edhe nga ndërkombëtarët.

Suksesi i Sorensen do të varet nga aftësia e tij për të nxitur besimin midis palëve dhe për të inkurajuar kompromise që përfitojnë të dyja palët. Emërimi i tij sinjalizon angazhimin e rinovuar evropian për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë, që mund të jetë një zhvillim pozitiv nëse mbështetet nga aktorë të tjerë ndërkombëtarë”, përfundoi eksperti amerikan, Alon Ben-Meir për “Bota sot”.

Kujtojmë që Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai aktualisht është Këshilltar i lartë në Shërbimin e Veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) për diplomaci digjitale.

Gjatë karrierës së tij diplomatike në BE, Sorensen ka ushtruar disa detyra në Ballkanin Perëndimor. Ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnje e Hercegovinë dhe shef i zyrës së BE-së në Sarajevë. Po ashtu ka qenë edhe shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat