Xhavit Haliti, Pal Lekaj, Driton Selmanaj etj, jashtë Kuvendit – Ja faktorët që ndikuan në rezultatin zgjedhor

Politika

Xhavit Haliti, Pal Lekaj, Driton Selmanaj etj, jashtë Kuvendit – Ja faktorët që ndikuan në rezultatin zgjedhor

Nga: A.M. Më: 25 shkurt 2025 Në ora: 22:25
Kuvendi

Tridhjetë e nëntë deputetët e legjislaturës së kaluar kanë mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës, pasi nuk u votuan nga qytetarët e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, këta janë emrat që nuk do të jenë pjesë e Kuvendit: Rozeta Hadari(ish ministre),  Agon Batusha, Alban Bajrami, Ardian Gola, Arta Bajralia, Besim Muzaqi, Driton Hyseni, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Hydajet Hyseni, Jetmire Vrenezi, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi dhe Vendenis Lahu.

Nga PDK-ja: Xhavit Haliti, Ardian Kastrati, Florete Zjenullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha dhe Isak Shabani.

Nga LDK-ja: Arben Gashi, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku dhe Vlora Dumoshi.

Nga AAK-ja: Besnik Tahiri, ish-shefi i grupit parlamentar, Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj dhe Albana Bytyqi.

Analisiti politik, Hidajet Ahmeti, në një prononcim për “Bota sot”, është shprehur se ka një mori faktorësh që ndikojnë në sigurimin apo mos sigurimin e votave për ulesën në Kuvendin e Kosovës.

“Ka një mori faktorësh që ndikojnë sigurimin apo mos sigurimin e votave për ulëses në parlament, por disa nga këta faktorë janë më të qëndrueshëm. Një nga faktorët më të rëndësishëm është performanca e deputetit në ngritjen e çështjeve që prekin jetën e qytetarëve, por kuptohet, brenda një diskursi të arsyeshëm dhe konstruktiv”, ka potencuar ai.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe faktorë të tjerë, siç është komunikimi i vazhdueshëm për temat e problemeve që ballafaqohen.

“Një faktor tjetër mund të jetë ruajtja e raporteve me votuesit, takimet me strukturat e partisë, diskutimet, komunikimi i vazhdueshëm për temat e problemeve që ballafaqohen, e cila mendoj se ndikon jashtëzakonisht shumë. Pastaj, faktorët e tjerë janë: performanca në kohë fushate, hapësira mediale, afërsia me kandidatët e tjerë të të njëjtës parti duke shkëmbyer vota, kuptohet për sistemin tonë zgjedhor që përbëhet nga një zonë zgjedhore. Por, edhe atëherë kur një deputet nuk është kreativ në ngritjen e problemeve të qytetarëve, vazhdon me të njëjtën logjikë të komunikimit, atëherë edhe konsumohet dhe radha vjen për ata që iu përshtaten kontekstit shoqëror”, ka potencuar Ahmeti.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe një mundësi tjetër që ka të bëj me partitë politike.   

“Por, mos të harrojmë edhe rolin e pakontestueshëm të partisë politike, pasi, sado që një deputet mund t’i plotësojë standardet e lartpërmendura, nëse partia politike nuk ka mbështetje popullore, atëherë gjasat janë minimale për të siguruar një ulëse në parlament”, ka përfunduar Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat