Së fundi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi se stabiliteti në Kosovë është në interes të të gjithëve dhe nuk sheh arsye të besojë që mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në aleancën ushtarake perëndimore.
“Më lejoni të jem krejtësisht i qartë, nga ajo çfarë unë po kuptoj nga sistemi amerikan është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave apo adaptime të vogla që mund të ndodhin. Sllovakët, holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor duhet të jemi të sigurt që ne të mbajmë në fokus këtë rajon sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në interesin e të gjithë neve”, u përgjigj Rutte.
E në lidhje me këtë deklaratë të sekretarit amerikan, shkurtimisht për “Bota sot” foli avokati Spartak Ngjela.
Ai në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se ky është konfirmim që SHBA e ka në interes Kosovën dhe shqiptarët.
“Po është një konfirmim, sepse politika amerikane e ka nevojë të rangut të parë interesin te Kosova dhe tek e gjithë bota shqiptare në Gadishullin e Ballkanit”, nënvizoi Spartak Ngjela.
Kujtojmë se, Rutte këto komente i bëri gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë, kur u pyet në një debat me student se a e sheh mundësinë e rifillimit të konfliktit në Kosovë, pasi ka pasur thashetheme se politika e re amerikane mund të çojë deri te largimi i tyre ushtarak.