VV prin, PAN fundoset – Deputetët veteranë, hije e zezë mbi Kuvend

Politika

VV prin, PAN fundoset – Deputetët veteranë, hije e zezë mbi Kuvend

Nga: A.SH Më: 1 mars 2025 Në ora: 11:57
Idriz Zeqiraj

Tashmë edhe me numërimin e votave me postë, po prin Lëvizja Vetëvendosje.

Derisa, sipas përditësimit të fundit të bërë mëngjesin e 28 shkurtit, nga 93.02 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin me 80.75 për qind apo 10.898 vota.

Siç duket, partitë e tjera kanë “dështuar” në votat e diasporës.

Megjithatë, ato ende nuk janë certifikuar nga KQZ.

Por, duke marrë parasysh rezultatet e deritanishme nga këto zgjedhje, 39 ish-deputetë nuk kanë arritur të rifitojnë besimin e qytetarëve.

Njohësi i politikës, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se posti i deputetëve është lehtë i zëvendësueshëm, duke shtuar se deputetët veteranë në lista e PAN-it, shefat të organizatave kriminale të "SHIK-ut" dhe "Shqiponjat e Zeza", të cilët për 25 vjet i bëjnë hije të zezë Parlamentit të Kosovës.

“Qenia deputet, nuk është kategori shkencore, që kërkon vite e dekada kohë e dije profesionale, për ta arrirë. Përkundrazi, posti deputetit është politik dhe lehtësisht i zëvendësueshëm. Andaj, riciklimi i deputetit në dekada, madje deri në pension, siç ka ndodhur në diktaturat fashizoide të komunizmit, është sa idiotesk, aq edhe kriminal. I shikoni deputetët veteranë në lista e PAN-it, shefat të organizatave kriminale të "SHIK-ut" dhe "Shqiponjat e Zeza", të cilët për 25 vjet i bëjnë hije të zezë Parlamentit të Kosovës. Votat e tyre i sigurojnë tri kategoritë e klientelës elektorale, që i trajtuam më lart.

Kryeministri shqiptar paralajmëroi se nuk do t`i propozoj, favorizoj ata që kanë qenë më shumë se një mandat deputet.

Gjeneratat e reja, janë ngulfatur nga një kastë burokratike, të cilët, përdhunshëm e përgjakshëm, në emër të luftës së pabërë, uzurpuan pushtetin dhe institucionet shtetërore. Pavarësisht, në pozitë apo opozitë, me kuadrot e tyre, janë ngulur fort në kulltuqet burokratike dhe rezistojnë të mos lëvizin që andej. Megjithatë, ndjehet një zgjim e vetëdijësim i rinisë, se ndryshimi duhet bërë. Kësaj radhe ka një prurje të lehtë të rinisë në Parlament. Djemtë dhe vajzat tona, më lehtë po bëhen deputet në shtetet e demokratike të Evropës dhe të botës, se sa në Atdheun-Kosovë!”, thotë ai.

Tutje, ai shprehet se një shtet normal e ligjor, subjektet e tyre, pra, të partive të PAN-it, do të shpalleshin të jashtëligjshme.

Ai kritikon ashpër opizitën siç e quan ai PAN-iste, për të cilën thotë se ka qenë destruktive dhe ka penguar zhvillimin normal të vendit.

Skena politike e Kosovës ësht zhubrosur e leckosur skajshëm. Sistemi i Drejtësisë, i rrënuar, deri në degjenerim, ka mundësuar që kriminelët faktik, me vrasje e hajni industriale, të mbijetojnë së bashku me bandat e tyre, madje, edhe pse fytyra të urryera, të mbetën në skenën politike!?

Në një shtet normal e ligjor, subjektet e tyre, pra, të partive të PAN-it, do të shpalleshin të jashtëligjshme. Ndërsa, eksponentët e tyre do të zinxhiroseshin dhe lëre më të vazhdojnë ta ndotin Parlamentin e Kosovës. Një deputet i partisë së Angela Merkelit, në Bundestag-un gjerman, deklaronte se Parlamenti Kosovës ka, të paktën 27 deputetë kriminelë. Sa herë t`u japë dorën zyrtarëve të lartë të Kosovës, më duhet t`i lajë duart fort me sapun, sepse i kanë të përlyera me gjakun e bashkëkombasësve të tyre, kundërshtarë politikë.

Opozita PAN-iste e Kosovës, ka qenë destruktive dhe ka penguar zhvillimin normal të vendit, ashtu sikurse dje sabotoi luftën, madje, duke ekzekutuar edhe Ministrin e Luftës, Kolonel Ahmet Krasniqin, në vlugun e luftës. Kjo opozitë e çoroditur vazhdon ta pengojë Vettingun dhe Byronë e Verifikiit të Pasurisë pa mbulesë financiare. Sistemi i Drejtësisë ka degraduar deri në përmasen e humbjes së besueshmërisë totale. Qeveria nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, në Gjykatën Kushtetuese, sepse ajo është e kapur nga njerëzit e shantazhuar me dosje nga Serbia dhe mund të vendosë në favor të Serbisë. Kjo ka ndodhur më parë, madje edhe Gjykata Supreme, për kompleksin turistik në Deçan, duke ia faturuar Manastirit të Deçanit”, thekson ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat