Nga Donbasi në Kosovë: Pse trajtimi i padrejtë i Prishtinës rrezikon Evropën?

Politika

Nga Donbasi në Kosovë: Pse trajtimi i padrejtë i Prishtinës rrezikon Evropën?

Nga: A.SH Më: 3 mars 2025 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Kosova po vazhdon të jetë nën masa të BE-së.

BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të kryeministrit Albin Kurti në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit - zonë e banuar me shumicë serbe.

Opinionisti Gëzim Mekuli, ka thënë se BE si fillim duhet t’i heq masat e vëna padrejtësisht ndaj Kosovës, që vet VE të dëshmojë seriozitetin ndaj sigurisë dhe vlerave demokratike.

Sipas tij, sanksionet e vëna dhe vazhdimi i tyre e që bien në linjë me Serbinë dhe Rusinë, e bën BE-në të duket si një “tiger prej letre”; pa fuqi dhe pa koherencë strategjike.

“Nëse BE dëshiron të dëshmojë seriozitetin e tij ndaj sigurisë dhe vlerave demokratike, s'pari duhet të fillojë me heqjen e menjëhershme të masave të padrejta ndaj Republikës së Kosovës.

Vazhdimi i këtyre sanksioneve, të cilat bien në linjë me mentalitetin hegjemonist rus dhe serb, e bën BE-në të duket si një "tiger prej letre"; pa fuqi dhe pa koherencë strategjike. E siguria në Ukrainë mbetet joserioze dhe, biles edhe qesharake!”, thotë ai për “Bota sot”.

Tutje, thotë se “çdo vonesë e BE-së në heqjen e masave ndaj Kosovës dëmton besueshmërinë e BE-së dhe i jep fuqi forcave që punojnë kundër stabilitetit evropian”.

“Nëse Evropa synon të mbrojë Ukrainën nga agresioni rus, duhet ta kuptojë se qëndrimi ndaj Kosovës është një test i kredibilitetit të saj. Nuk mund të luftosh fashizmin rus në lindje dhe njëkohësisht të tolerosh ndikimin e tij në politikën e BE-së ndaj Ballkanit.

Siguria e Evropës nuk nisë në frontin e Donbasit, por në Republikën e Kosovës; aty ku padrejtësitë ndaj një demokracie të re dëmtojnë thelbin e vlerave evropiane.

Çdo vonesë e BE-së në heqjen e masave ndaj Kosovës dëmton besueshmërinë e BE-së dhe i jep fuqi forcave që punojnë kundër stabilitetit evropian.

Nëse BE-ja dëshiron të jetë një faktor i fuqishëm dhe jo një spektator pasiv e qesharak, atëherë duhet të filloj me Kosovën”, përmbyll ai.

Kujtojmë, se java e kaluar, sa i përket politikës ndërkombëtare u mbyll me një samit për Ukrainën në Londër, që nxori në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleateve të saj evropiane për përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe për figurën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat