“Një Banjskë e përsëritur, do të ketë pasoja të mëdha në tërë Ballkanin Perëndimor”

Politika

“Një Banjskë e përsëritur, do të ketë pasoja të mëdha në tërë Ballkanin Perëndimor”

Nga: H.O. Më: 3 mars 2025 Në ora: 20:32
Ilustrim

Një aksion i fundit i Policisë së Kosovës në veri të vendit, nxori në pah organizime të mundshme serbe, pasi u konfiskuan armatime e uniforma ushtarake në sasi të mëdha.

Megjithatë sulmi i Banjskës që ndodhi në shtator të vitit 2023, u përmend si mundësi që mund të përsëritet.

Mirëpo, a egziston një mundësi të tillë që të kemi sulme të ngjashme kriminale serbe?

Lidhur më këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’, analistja politike Magbule Shkodra. Ajo thotë se Serbia aktualisht ka problemet e veta, me protesta të mëdha kundër regjimit të Vuҫiqit dhe ndonëse ishte përmendur se prokuroria serbe do të ndërmarrë masa ndaj kriminelit Radoiҫiqit, kjo temë nuk u përmend më.

Image
Magbule Shkodra

“Tanimë situata është bërë shumë fluide edhe me Serbinë për shkak të protestave që bëhen kundër regjimit të Vuҫiqit, dhe nuk po përmenden më, ndonëse në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit, janë përmendur që prokuroria serbe do të ndërmarrë hapa ndaj Radoiҫiҫit dhe tanimë as që është kjo temë”, vlerëson Shkodra.

Ajo thotë se poashtu duhet të kemi parasysh që Evropa tashmë ka situatë tjetër, po merret me ҫështjet e veta, dhe ne po shohim se si janë zhvillimet nëpër botë.

“Dhe derisa të konsolidohet një trup e emëruar special, Sorensen dhe presim ehde një të emëruar special, përveҫ Grenell se kush do të jetë më specifikisht që do të merret me ҫështjet këtu në Kosovë, raportin e normalizimit dhe tek atëherë mund të presim ndoshta një presion më direkt ndaj Serbisë për ta dorëzuar Radoiҫiҫin”, thekson analistja.

Sa i përket Banjskës, Shkodra thotë se nëse përsëritet një ngjarje të tillë, do të mund të kishte pasoja për tërë Ballkanin Perëndimor.

“Por se a ka rrezik se mund të përsëritet Banjska, është shumë e vështirë të thuhet pasi situata nuk është e njëjtë, gjithqka po lëviz edhe nëpër botë, por shpresojmë që një gjë e tillë të mos përsëritet, sepse një gjë e tillë do të mund të kishte pasoja edhe më të mëdha për tërë Ballkanin Perëndimor, e këtu po e them këtë sepse po e shihni se si është situate në Bosnjë dhe Hercegovinë, si është situata në Serbi dhe nëse do të ndodhte, por që shpresojmë të mos ndodhë kurrë të përsëritet Banjska, atëherë më të vërtetë mund të vie deri tek cënimi i sigurisë”, vlerëson ajo për ‘Bota sot’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat