“Edi Rama i vetmi kryeministër shqiptar që përqafoi Vuҫiqin dhe i ktheu shpinën Kosovës”

Politika

“Edi Rama i vetmi kryeministër shqiptar që përqafoi Vuҫiqin dhe i ktheu shpinën Kosovës”

Nga: H.O. Më: 5 mars 2025 Në ora: 21:20
Ilustrim/ Bota sot

Në mandatin e fundit të kryeministrit Albin Kurti, raporti me homologun shqiptar nuk ka qenë i kënaqshëm. Madje është parë një raport shumë i ftohtë, në të njëjtën kohë një raport shumë i afërt i Ramës, me presidentin serb, Aleksandër Vuҫiq.

Së shpejti pritet të mbahen zgjedhjet në Shqipëri, saktësisht me 11 maj të këtij viti. Këto zgjedhje përveq që pritet të përcaktojnë qeverinë atje, pritet të zbulojnë edhe raportet e ardhshme me Kosovën.

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për ‘Bota sot’ ka thënë se një fitore e Sali Berishës në zgjedhjet e ardhshme do të ndryshonte raportet e Shqipërisë me Kosovën.

Image
Faton Mehmeti

“Nëse Edi Rama fiton prapë zgjedhjet në Shqipëri raportet me Kosovën do të vazhdojnë të jenë të ftohta, nëse fiton dr.Berisha do të jetë krejtësisht ndryshe. Pra, ëahtë Edi Rama fajtori kryesor për ftohjen e raporteve Kosovë-Shqipëri, dhe i vetmi kryeminstër shqiptar që është përqafuar me Vuçiqin dhe i ka kthyer shpinën Kurtit e Kosovës. Uroj që Rama mos të fitojë për të mirën e Kosovës dhe Shqipërsisë”, vlerëson Mehmeti.

Ai thekson se, marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk kanë qenë të mira në mandatin e dytë të Kurtit.

“Dihet se afërsia e Ràmës me Vuçiqin ka qenë pengesa kryesore e këtyre marrëdhënieve, me fatkeqësinë e madhe se si kryeministri shqiptar është më i afërt me Vuçiqin se me Kurtin”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat