“Hezitimi i liderëve opozitarë është se...”, Analisti “zbulon” skemën pse opozita nuk po e ndihmon Kurtin për formimin e qeverisë!

Politika

“Hezitimi i liderëve opozitarë është se...”, Analisti “zbulon” skemën pse opozita nuk po e ndihmon Kurtin për formimin e qeverisë!

Nga: A.SH Më: 8 mars 2025 Në ora: 13:58
Liderët opozitarë

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit dhe i takon formimi i qeverisë. Por, për formimin e qeverisë nuk dihet ende nëse i ka numrat apo jo.

Paritët opozitare janë deklaraur se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen.

Analisti Binak Marxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se populli foli ehde kësaj herë, por që në taborret politike po rrotullohen diçka e kundërt, sa i përket formimit të qeverisë.

“Nga 9 shkurti nuk ka kaluar shumë kohë kur u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare. Zgjedhjet ishin fer dhe në nivel te demokracive të avancura ashtu siç ishin edhe herave tjera kur Kosova printe në rajon për mbajtjen më demokratike, pa eksese e dhunë, por fer demokratike dhe te pranueshme nga palët por edhe pa ndonjë vërejtje të theksuar nga monitiruesit dhe vëzhguesit nga të cilët edhe kësaj herë Kosova u lavdërua anipse pati ndonjë sharje midis partive politike gjatë periudhës parazgjedhore çfarë mund të jetë edhe e zakonshme për rrethanat e Ballkanit Perëndimor.

Sipas - rezultateve preliminare, sepse pritën ato përfundimtare nga KQZ këto ditë, dolën që votuesit kanë votuar dinjitetshëm çfarë e tregojnë këto rezultate: Lëvizja Vetëvendosje(LVV) i mori 345.760 vota(pa diasporën)ose 40,9%, Partia Demokratike(PDK) me 186.305vota ose 22.04%, Lidhja Demokratike e Kosovës 149,095 ose 17.64%, ndërsa koalicioni AAK-NISMA si zhurmagjia më i madhë me sharje, denigrime dhe ofendime ndaj LVV mori vetëm 63.035 vota ose 7.46%. Po të mos bëhej ky koalicion parazgjedhor AAK nuk e kishte te sigurt mbetjen në ligën e parë te partive polirike.

Këto rezultate janë këto që janë verdikt i popullit, fjala e popullit për të cilën nuk mund të diskutohet por vetëm të veprohet drejt formimit të qeverisë së ardhshme.

Por, në taborret politike këto ditë po rrotullohen diçka e kundërt, nuk diskutohet fare ose krejt pak sepse secila parti po pret rezultatet përfundimtare të çertifikura nga KQZ”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se është e çudtishme se si partitë opozitare po hezitojnë ta ndihmojnë shtetin për formimin e qeverisë.

Më tej, ai thotë se asnjë parti nga opozita nuk po jenë të gatshme tani për tani as të flasin për qeverinë e re.

Maxharraj, thotë se liderët e partive opozitare po e kanë të pamundur të dalin jashtë kornizave të shefave të tyre.

“Por, është shumë interesant të thuhet se në vend që të vazhdohet të diskutohet për formimin e qeverisë Kurti 3 ose te qeverisë së opozitës sepse edhe ajo mund t’i bashkojë numrat. Diçka po sillet në rrethin vicioz. Hezitimi për të formuar përsëri qeverinë Kurti 3 nga partitë tjera politike e sidomos nga PDK, LDK dhe AAK të cilat kanë një aversion në veçanti ndaj Albin Kurtit dhe LVV e cila po ua thyen hundët në çdo palë zgjedhje. Kjo ndodhi edhe kësaj radhe kur doli e para me mbi 40% të votave, por edhe LVV shënojë një rënie të lehtë në krahasim me vitin 2021, por që me minoritetet mund ta formoi qeverinë edhe tani. Është interesant sjellja e opozitës rreth formimit të qeverisë Kurti 3. Asnjë parti nga opozita (PDK,LDK,AAK) nuk po jenë të gatshme tani për tani as të flasin për qeverinë e re.

Avesioni ndaj Albin Kurtit dhe LVV nuk është e djeshme por niset që para katër vjetëve, pra, nga viti 2021 kur Kurti së bashku me Vjosa Osmanin i fitoi bindshëm zgjedhjet e vitit 2021 kur edhe u formua qeveria Kurti 2. Që atëherë e deri më sot pra, që pesë vite kjo opozitë me liderët e saj Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj nuk lanë gurë pa levizë si mbrenda ashtu edhe jashtë por edhe në biseda biletarale me ndërkombëtarë pa e sharë qeverinë Kurti 2 dhe LVV e cila mori mbi 50% të votave. Këto marifete tipike të opozitës më shumë i kanë bërë dëm atyre se sa Albin Kurtit dhe LVV e cila përsëri i fitoj zgjedhjet.

Por, edhe tashti pas këtyre zgjedjeve te fundit të 2025 nuk ka ndryshuar asgjë opozita nuk po luan nga vendi për të ndihmuar formimin e qeverisë Kurti 3 si fituese e zgjedhjeve, po presin se a mos po dështon Kurti në formimin e qeverisë. Zgjedhja më e mirë do të ishte jo ajo LVV, pakicat me Rashiqin, ku jeta e së cilës nuk do të jetë e gjatë nuk do ta priste vitin.

Opozita nuk është në shërim të shtetit, nuk është sepse po e neglizhon formimin e qeverisë edhe e Haradinaj, Krasniqi por edhe Lumiri si duket nuk po mund të dalin nga kornizat e shefave të tyre të cilët nga hijet po i diktojnë se si të sillin për formimin e qeverisë Kurti 3, pra nuk janë në shërbim të shtetit, nuk po janë në shërbim të votuesve sepse votuesit kërkojnë formimin sa më të shpejtë të qeverisë Kurti 3”, përfundon ai për Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat