5, 6 dhe 7 marsi janë ditë historike për Kosovën.
Me këto data në Prekaz u përkujtua 27 vjetori i sakrificës më të madhe që e njeh historia e jonë dhe jo vetëm kjo.
Analisti Milazim Maraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ajo kohë na kujton shumë gjëra, të dhimbshme, zhgënjyese dhe po aq krenare.
Sipas tij, muaji mars me data 5. 6 dhe 7 i tregoi botës vendosmërinë shqiptare që me kurrfarë kushti nuk lëshojnë vendin dhe kjo ishte ditë hisotrike për Kosovën.
“Gjatë kësaj dite na kujtohen e rikujtohen shumë gjëra sa të dhimbshme, zhgënjyese dhe po aq krenare. Na kujtohet vuajtjet dhe sakrificat që i krijon lufta edhe ndërskamcat që i krijuan shqiptarët veti. Mos përkrahja e Adem Jasharit në këtë luftë, mungesa e municionit dhe luftëtarëve për të luftuar për krah Komandantit. Vlerësimet e asaj kohe hiq të mira dhe pastaj vrapimi pas lufte i të njëjtëve përgojues, për të u strehuar nën hijen e Adem Jasharit. Më vonë krekosja më të pavërteta së ishin bashkë me te. Tani për ta emëruar komandantin real, si legjendar.
Na kujtohen dy grupet e para të stërvitura në Shqipëri nën Komandën e Komandant Salih Çekaj dhe aksionet e tyre të rëndësishme dhe të pastra në Kosovë ndaj armikut tonë të përbetuar. Vendosmëria e tij që të mos dorëzohet dhe të mbroj me çdo kusht pragun e shtëpisë. Përkushtimi i tij dhe familjes së tij patriote për të mbrojtur vendin nga egërsirat e përtej Karpateve me çdo kusht. Për këtë ditë historike që është ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë. Ishte heroizmi i familjes Jashari. Kjo ditë tregoi botës vendosmërinë shqiptare që me kurrfarë kushti nuk lëshojnë vendin. Që as të vdekur nuk largohem nga atdheu i tyre. Ngjarje si kjo nuk njihet në historinë tonë dhe mund të jetë i vetmi ose i rrallë në botë”.
Tani jemi 27 vjet pas luftës dhe duhet ta kujtojmë edhe fjalën e thnë nga Adem Jashrari gjatë një bisede me Presidencën e Kosovës “ Na qoftë për hajr lufta”.
Tutje, Maraj e vlerëson lartë lftën e Jasharajve, ku duke parë tash punët e vendit dhe liderët thotë se Kosova nuk ka histori për të hedhë.
“Jemi 27 vjet pas kësaj beteje kur një familje luftonte kundër një ushtrie e vendosur. Të na kujtohet lufta heroike e Jasharajve dhe fjala e fundit të e Komandanti Adem Jashari në telefon me Presidencën e Kosovës “ Na qoftë për hajr lufta”. Në këtë ditë u përsëritën premtimet se Memoriali i Jasharaj në Prekaz do të ndërtohet dhe do të behët diçka për t’u marrë shembull; ky premtim nuk tingëllonte mjaft e besueshme nga se këso premtimesh janë dhënë shumë herë që nga pas lufta, e nuk po ndodhën. Nuk kemi histori për të hedhë, nga se kështu do të na përsëritet historia. Inatet me vëllezër tu nuk sjell dobi në familje.
Kosova sot nuk është ajo për të cilën është derdhur gjak. Për të cilën u sakrifikuan familja Jasharaj dhe shumë familje tjera, për të cilën u përjetuan 450 masakra nga serbet. Janë dy dekada që Kosova sillet në vorbullën e vet e me një luftë shumë pa kuptim për pushte duke penguar zhvillimin e shtetit. Kemi një rini të mrekullueshme që shkëlqejnë kudo në Botë por, që ikin nga Kosova e pa perspektivë. Nga se mosmarrëveshjet e brendshme vrasin perspektivën. Kemi një drejtësi të kapur nga merimanga e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kemi në parlament njerëz që deri tani janë të dëshmuar për krime të rënda, të ndryshme por i fitojnë votat në formën e tyre dhe kërkojnë pushtetin përsëri. Kemi një arsim, që nuk po ngritët në testin PISA. Kemi ndërtim të numrit të madh të xhamive sipas planit të Daçiqit që Kosova të duket një Kandahar në Evropë që po pëngon shkollimin e rregullt të nxënësve. Kemi sjellje jo diplomatike në raport më aleatët tonë. Nuk kemi dëshmi të mjaftueshme që ne, duam Kosovën e Lirë të Pavarur dhe Demokratike. Lavdi Komandanti të FARK – UÇK Adem Jashari dhe familjes Jashari! I Përjetshëm qoftë kujtimi për Komandant Adem e Hamëz Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët!”, përfundon ai për “Bota sot”.