Kosova vazhdon të kërcënohet ose direkt ose indirekt nga Serbia.
Në Serbi kanë plasur protesta e studentëve dhe me këtë Vuçiqit i ka dalë situata nga kontrolli.
Por, ai është e pamundur të mos e përfshijë edhe Kosovën edhe në rastet kur e ka punën keq me vendin që e udhëheq.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në Smederevë se “revolucioni me ngjyra në Serbi u organizua me miliarda euro që Serbia të mos mund ta mbronte Kosovën dhe që të mos mund të ndihmonte Republikën e saj Sërpska”.
Dashevci: Vuçiq e di që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci nënvizon se Vuçiqi do ta heq nga vetja problemi dhe ta kalojë regjion, saktësisht në Kosovë, duke shtuar se Vuçiq e di se nuk ka sukses , sepse Kosova është shtet e pavarur.
“Unë mendoj që ky "revolucion" ose këto protesta në Serbi kanë filluar nga qytetarët e atij shteti atje.
Filluan në Novi Sad dhe janë shpërndarë gjithandej.
Ato nuk po ndalen mendoj unë për pakënaqësitë e mëdha të brendshme të tyre atje dhe duan largimin e Vuçiqit dhe establishmentin politik të tij.
Retorika e Vuçiqit është tash më e njohur për të gjithë sepse ai dëshiron me çdo kusht ta zhvendos vëmendjen në regjion m’u nga problemet e brendshme që ka.
Ai fajëson aty ku mundet por unë mendoj pa sukses, sepse ai e dinë që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”, thotë ai.
Më tej, ai thotë se problemet e Serbisë dhe Bosnjës nuk kanë të bëjnë asgjë me Kosovën duket shtuar se Vuçiq dhe Dodik po bëjnë propagandë por që fundi i tyre po shihet.
“Sa i përket Bosnjës dhe Hercegovinës:
Dodik është i sanksionuar nga DASH mu për shkak të politikave destruktive dhe korrupsionit të madh.
Dodik është edhe i dënuar tashmë nga gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ata po ballafaqohen me problemet e tyre dhe Kosova si shtet nuk ka të bëjë asgjë me këto probleme që ata kanë mendoj unë.
Është pjesë e propagandës së Vuçiqit dhe Dodikut sepse fundi i tyre po shihet, dhe ky fund po vije nga pakënaqësia e madhe e qytetarëve atje, në atë shtet.
Kosova duhet ta ketë vigjilencën maksimale në aspekt sigurie, ka kapacitete të plota për veprim, duhet ta përcjellë çdo aktivitet në Regjion, Evropë dhe në Botë, duhet të jetë në koordinim, bashkëpunim, bashkëveprim të plotë me SHBA-të dhe partnerët strategjik në BE”, shprehet Dashevci për “Bota sot”.
Kelmendi: Pozita dhe opozita serbe ndaj R.Serbska dhe Kosovës janë një, nacional raciste

Njohësi i politikës, Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot”, deklaron se deklarata e tij tregon fytyrën kriminale dhe neoraciste të kriminelit Vuçiç. Sipas tij, ajo është deklaratë është edhe thirrje për luftë.
“Në kuadër të luftës për mbijetesë, Presidenti serb, krimineli i luftës, Aleksandër Vuçiç, nuk po lë mjet dhe metodë pa e futur në përdorim për t'i mbijetuar protestave masovike në Serbi.
Protestuesit u ngritën pas aktit kriminal që ndodhi në Novi Sad. Ato u zgjeruar dhe kërkesat dolën në shesh. Pikësynimi i tyre është largimi i klikës së Vuçiçit nga pushteti.
Këtu e ka bazën deklarata e e kriminelit racist Vuçiq që po qarkullon nëpër media.
Krimineli i luftës Vuçiq tha:
"Revolucioni me ngjyra në Serbi u organizua me miliarda euro që Serbia të mos mundet të mbronte Kosovën dhe që të mos mund të ndihmonte Republikën e saj Serbska".
Kjo deklaratë tregon fytyrën kriminale dhe neoraciste të kriminelit Vuçiç.
U organizuan për të rrëzuar kriminelin, sepse u organizuan për të mos mundur të mbrohet nga Serbia me kriminelin Vuçiq Republika Serbska dhe Kosova.
Kjo është vetë në gjirin e vetë thirrje për luftë.
Këtu buron akuza”, thekson ai.
Duke shpjeguar më tej, Kelmendi thotë se Serbia synon ripushtimin e Kosovës apo ndarjen e saj.
Ai po ashtu thotë, se opozita në Serbi është edhe më e ashpër ndaj Kosovës se klika e Vuçiqit.
“Serbia e konsideron Republikën Setbska si territor të vetin nacional serb dhe kështu po tregon krimineli Vuçiq se është organizatori i tërë aktivitetit të Dodikut në R.Serbska.
Po, kështu doli në mbrojtje të enklavave serbe në Kosovë. Tamam sikurse ato të jetonin nën dhunë e terror.
Vetë situata tregon se minoriteti serb i ka tëra të drejtat demokratike dhe nacionale. Asnjë e drejt nuk u kufizohet dhe nuk u ndalohet. Serbia synon ripushtimin e Kosovës. Nëse kjo nuk arrihet atëherë ndarjen dhe copëtimin e saj. Kjo me luftë.
Këtu e kanë burimin pretendimet nacionalfashiste të Beogradit zyrtar. Nga aty po dalin teori e teori konspirative. Të gjitha me kriminale se tjetra dhe të mbushur me urrejtje raciste ndaj shqiptarëve. Megjithatë nuk mendohet se këto teori raciste mund të ndalin protestat. Ato me siguri do të vazhdojnë. Protestuesit duan ndryshime.
Dhe, këtë e di krimineli Vuçiq. Prandaj, po organizon qytetarë serbë nga Kosova, Serbia Jugore etj., si dhe po u paguan me nga 20 deri ne 50 euro për të shkuar në Beograd dhe për të mbrojtur këtë kriminel të racizmit të ulët serb. Këtu duhet potencuar faktin se si pozita, ashtu edhe opozita, kanë qëndrime identike për Kosovën dhe Republikën Serbska.
Madje, kjo opozitë është edhe më e ashpër ndaj Kosovës së vetë klika e Vuçiçit.
Por, me deklarata raciste, qëllimi është devijimi i protestave me thirrje nacional raciste duke dalë ky kriminel në ballë të racizmit serbomadh.
Sa do të eci kjo teori mbetet të shihet!”, përfundon ai.