Opinonisti paralajmëron pasojat – ky skenar e pret vendin nëse LVV nuk arrin të formojë qeverinë, përmend deklaratën e Abdixhikut!

Politika

Opinonisti paralajmëron pasojat – ky skenar e pret vendin nëse LVV nuk arrin të formojë qeverinë, përmend deklaratën e Abdixhikut!

Nga: M.Haziri Më: 11 mars 2025 Në ora: 14:08
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja s’ka pasur asnjë takim me asnjë parti politike pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Nuk kemi pasur asnjë takim me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta (LVV)”, ka thënë ai në konferencën pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se LDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit. Sipas tij, LDK-ja nuk synon dhe s’punon për “qeveri afatshkurtër”.

E në lidhje me këtë çështje në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur opinonisti Dedë Preqi.

Image
Dedë Preqi

Ai fillon me një kronologji të situatës pas zgjedhjeve e më saj flet për deklaratën e Abdixhikut sikur i njejti është fitues i zgjedhjeve.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës, me padurim e pritën çertifikimin e rrezulltateve të 9 shkurtit dhe partia fituese që ka shumicën e votave sikur që është LVV, do të akordohet për ndonjë marrëveshje apo kualicion të mundshëm për ta plotësuar numrin e deputetëve për të formuar qeverinë e re.

Sëcilit ia ka ënda pushtetin edhe pse partitë opozitare PDK, LDK, AAK, po jargiten se nuk e duan një koalicion me LVV, por jo edhe në këtë mënyrë sikur pretendon kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, i cili i ka sjelljet sikur ky, do të ishte fituesi i gjedhjeve, kur thotë në tubimin e fundit me kryesinë e vet, do e kushtëzoj sëcilin, që të ia sigurojë mandatin e kryeministrit”, u shpreh ai.

Më tej, opinonisti thotë që Abdixhiku po kërkon vetëm pushtetin dhe nuk është i shqetësuar për kushtet që është duke u përballur vendi.

Duke vazhduar Preqi përmend edhe zhgënjimet e popullit nga pushtetet e kalura.

“Edhe pse Kosova, gjindet përballë rrethanave dhe kushteve jo aq të përshtatshme që ka ky vend në vazhdimësi, krijohet përshtypja se ky shqetësim nuk e prek fare kreun e LDK, Abdixhiku, dhe as të tjerët, por në një mënyrë e dëshirojnë vetëm pushtetin dhe për të tjerat nuk bëhët fjalë.

Populli i Kosovës, është i zhgënjyer disa herë me pushtetet e kaluara dhe tani një lojë e tillë politike, do të ishte një zhgënjim i dyfishtë, dhe ka mbetur të shpaloset përgjegjësia e partisë fituese në krye me Albin Kurtin, që do të afrojë ujditë e saj për të qeverisur së bashku me me njërën apo tjetren, të cilat shtiren se nuk e dëshirojnë një koalicion me LVV, por kan gjasim me macën, që nuk ia ka ënda peshkun”, shpjegon Preqi.

Duke vazhduar më tej bisedën opinonisti potencon që nëse LVV nuk mund të krijojë qeverinë e re atëhere Kosova mund të përballet me një krizë të tillë.

Mirëpo një koalicion i mundshëm mes LVV dhe LDK do e kishte plotësuar edhe opsionin që e do shumica e popullit.

“Nëse dështon LVV, për krijimin e qeverisë së re, është e mundshme që Kosova, do përballet me një krizë dhe më të thellë, edhe pse do e fajësojnë fituesin e zgjedhjeve LVV, të cilën e votoj populli në këtë format, ndoshta duke ia dhënë mundësinë Albin Kurtit, të udhëheq edhe një mandat, duke marrë parasysh disa gjëra të rëndësishme, sidomos në veriun e vendit.

Prandaj, një koalicion i mundshëm në mes LVV, dhe LDK, do e kishte plotësuar edhe opsionin që e do shumica e popullit, përkundrazi për t’u shërbyer thash e thënmëve të së kaluarës, na krijohet përshtypja se mund të dështojë çdo e arritur dhe e mundshme e këtij vendi dhe do u plotësohet dëshira gjithë atyre që janë ekspozuar më herët dhe që kanë premtuar pushtetet e rrejshme.

Marifetllaqët dhe bishtërimet politike të opozitës, të cilat na kanë sjellë deri këtu, duhet t’ia lëmë të kaluarës dhe jo ti bartim përsëri në çdo tryezë të bisedimeve dhe veprimeve edhe në kohën finale, ku gjithçka pritet të merr formën dhe kuptimin e vet shteti ligjor dhe qeverisja e vetëvetës, si dhe vendosmëria për të vënë në veprim vullnetin e popullit”, u shpreh opinonisti.

Më tej, Preqi thotë që zvarritja e një koalicioni të mundshëm për të krijuar qeverinë na lë të kuptojmë që pushteti është më i rëndësishëm se sa e mira për vendin.

Gjithashtu ai përmend frymën rugoviane që momentalisht Abdixhikut dhe LDK po i mungon.

Zvarritja e një koalicioni të mundshëm për ta krijuar qeverinë e re, vetëm për shkak të përcaktimeve dhe përfitimeve në pushtet, kjo do të thotë se pushteti po fillon që tani të bëhët djallëzor, ku ndërgjegja e njeriut nuk e merr mbi vete përgjegjësinë e vullnetit të popullit, por përmes egoizmit dhe etjes për pushtet, fillon t’a humb edhe atë që e ka në dorë, sepse nuk ka mundësi ta kontrollojë.

Nuk do ta quanim imazhin e LDK-së, dhe kryetarit të sotëm LUMIR Abdixhiku, si parti me imazh rugovian, sikur e ka humbur domethënjen e vet, sepse i mungon pikërisht ajo që kuptohet në kuptimin tradicional të fjalës dhe politikës rugoviane, ku dikur frytshmëria dhe lulëzimi i kësaj partie kishte plot rrezatim dhe energji politike, sëcilës ia kishin lakmi edhe vendet e rajonit dhe më gjerë”, tha ai..

Në fund, opinonisti kërkon nga Abdixhiku që të ‘ul pazarin’ dhe të merr një vendim për të mirën e vendit.

Prandaj, Lumir Abdixhiku, bënë mirë që ta ulni pakëz pazarin, sepse sikur ia ka nisur ti, nuk ta marrin mallin dhe për të mos e humbur kohën dhe gjërat mos të marrin kahen e kundërt, koha e jonë e ndien këtë nevojë të domosdoshme, që të mos trazohet më shumë, që të afrojmë vetës një shans dhe të depërtojmë në optimizëm që ta realizojmë synimin tonë, duke gjetur në mes vete një mirëkuptim dhe tolerancë, që në thelb ka diçka unike dhe i ngjanë një shoqërie të vërtetë njerëzore.

Dhe duke ditur se nuk ekziston një liri e vërtetë, një vendimmarrje e efektshme, që lëviz vetëvetiu pa u nisur nga vetëvetja, apo pa e shfrytëzuar tolerancën si një nga modelet më të përsosura etike njerëzore dhe demokratike, sepse nuk mund të ketë kuptim as jeta dhe as historia e asaj të vërtete, duke mbetur peng i vetëvetës”, përfundoi Preqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat