Kryetari Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se nesër fillon faza e dytë dhe e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave.
Në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se gjashtë kompani janë para kualifikuar dje do të dorëzojnë ofertat deri me 27 janar.
Sipas tij, konferenca e parë e ofertimit do të mbahet me 15 dhjetor.
Po ashtu do të ndërtohen katër shkolla Lagjen Mat, Sofali, dhe Veternikë , dhe e katërta në Arbëri.
‘Këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës. Do të ndërtohen nl Mat, Sofali dhe Veternik. E katërta në Arbëri te Komuna e re do të ndërtohet pasi të bëhet vlerësimi i rrezatimit nga bombardimet e rezervoareve të benzinës’, u shpreh Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se është hera e parë në Kosovë që shkollat janë me sistemin PFI të bashkëpunimit më sektorin publik dhe privat në financim.
Postimi i tij:
Nesër fillon faza e dytë dhe e fundit e prokurimit për ndërtimin e tri shkollave (edhe një shtohet pas vlerësimit të rrezatimit) të reja.
6 kompani janë parakualifikuar dhe do ti dorëzojnë ofertat deri me 27 janar. Konferenca e para ofertimit mbahet me 15 dhjetor.
Këto shkolla janë të ndryshme nga krejt shkollat tjera në planifikimin e hapësirës. Do të ndërtohen nl Mat, Sofali dhe Veternik. E katërta në Arbëri te Komuna e re do të ndërtohet pasi të bëhet vlerësimi i rrezatimit nga bombardimet e rezervoareve të benzinës.
Hera e parë në Kosovë që shkollat me sistemin PFI të bashkëpunimit të sektorit publik dhe privat në financim.